Inspektoratët nuk do të kenë llogari vetanake buxhetore, as nuk do të zbatojnë procedura për furnizime publike
- Inspektoratët do të vazhdojnë të punojnë si organ në përbërje të ministrive dhe nuk do të kenë llogari vetanake buxhetore. Nuk do të mund të zbatojnë në mnyrë të pavarur procedura për furnizime publike dhe punësime, as të vendosin për të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës së punonjësve.
Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Inspektoratët do të vazhdojnë të punojnë si organ në përbërje të ministrive dhe nuk do të kenë llogari vetanake buxhetore. Nuk do të mund të zbatojnë në mënyrë të pavarur procedura për furnizime publike dhe punësime, as të vendosin për të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës së punonjësve.
Kjo është parashikuar me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ëogjit për mbikëqyrje inspektorial që sot është para Komisionit juridiko-ligjdhënës dhe Komisionit për sistem polirik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar në Kuvend.
Propozim-ligji është parashtruar nga deputetët Bojan Stajonvski, Bojan Karapejovski, Zoranço Jovaçev, Jane Micevski, Mevmed Xhaferi, Rijad Shaqiri dhe Halil Snopçe.
Sipas ndryshimeve, Inspektorati Shtetëror i këmbimit valutor vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Financave, Inspektorati Shtetëror për Inspektimi Teknik vazhdon të funksionojë si Inspektorati Shtetëror për Energji, Minierav dhe Burime Minerale në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale; Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë dhe Inspektorati Shtetëror i Pyjeve dhe Gjuetisë vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor vazhdon të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Inspektorati Shtetëror Arsimor vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Inspektorati Shtetëror i Punës vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Inspektorati Shtetëror i Tregut vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Inspektorati Administrativ Shtetëror vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike, Inspektorati Shtetëror i Transportit, Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm dhe Inspektorati Shtetëror Komunal vazhdojnë të funksionojnë si organe në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
"Qëllimet kryeosre të Propozim-ligjit janë harmonizimi me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, realizim zë të drejtave dhe detyrimeve të të punësuarve në inspektoratet shtetërore, si dhe funksionimi i tyre i drejtë si organe në përbërje të ministrive. Ligji, miratimi i të cilit propozohet, bazohet në parimet e njejta, në të cilat është bazuar edhe teksti i themeluar i Ligjit për mbikëqyrje inspektuese", theksohet në tekstin e propozuar.
Vijon debati në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive pas amendamentit të parashtruar për ndryshimet e propozuara. mb/
Foto: printskrin