• сабота, 22 февруари 2025

Inspektim i jashtëzakonshëm në spitalin e Strugës pas vdekjes së fëmijës katër vjeçar

Inspektim i jashtëzakonshëm në spitalin e Strugës pas vdekjes së fëmijës katër vjeçar

Strugë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Inspektorët shtetëror sanitar dhe Inspektorët shëndetësor sot po kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin e përgjithshëm në Strugë pas vdekjes së fëmijës katër vjeçar në Repartin e fëmijëve. Këtë për MIA-n e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit, Kiril Lazov, duke potencuar se sapo të përfundojë vëzhgimi dhe të kenë diçka më konkrete, do të dalin me informata shtesë.

Në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës dje ka ndërruar jetë një fëmijë katër vjeçar i cili, sipas drejtorit Vlladimir Bunçeski, kishte formë të rëndë të paralizës cerebrale dhe janë rrezikuar parametrat vitale.

Në një deklaratë për MIA-në, ai ka potencuar se fëmija është marrë në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zmadhuara dhe se lufta e mjekëve për ta ringjallur ka rezultuar e pasuksesshme. Fëmija është lindur në Itali me një formë të rëndë të paralizës cerebrale, ku mjekët u kumtuan prindërve se do të jetonte tre deri në gjashtë muaj.

"Fëmija është sjellë në Spitalin e Strugës në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zgjeruara, zemër të dobësuar dhe me të gjitha parametrat vitalë të rrezikuara. Dhe krahas reanimacionit të gjatë dhe luftën e mjekëve për ta rikthyer në jetë rezultoi i pasuksesshëm. Kishte një formë të rëndë infeksioni respirator me të gjitha parametrat vitalë të rrezikshme. Prindërit ishin në dijeni të situatës", informoi Bunçeski.

Rasti në polici është raportuar dje në orën 9 nga personeli mjekësor i Spitalit të përgjithshëm në Strugë.

Mbikëqyrje ka kryer Prokurori publik dhe në koordinim me familjen trupi i pajetë nuk është dorëzuar për obduksion. Nuk është konstatuar asnjë gabim mjekësor, janë marrë të gjitha masat shëndetësore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан