• петок, 05 декември 2025

Inflacioni në muajin tetor është ulur për 0,2 për qind krahasuar me muajin paraprak

Inflacioni në muajin tetor është ulur për 0,2 për qind krahasuar me muajin paraprak

Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, është -0,2 për qind., publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Rënia e inflacionit në muajin  tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator e vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 6,1 për qind,Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0,3 për qind, Arsimi, Rekreacion dhe kulturë për 0,1 për qind.  

Rritja e kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Pijeve alkoolike, duhan dhe narkotikë, Veshmbathje dhe këpucë për 1,2 për qind, Komunikim, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0,3 për qind, Strehimi, uji, energjia elektrike, gaz dhe lëndët e tjera djegëse, Restorane dhe hotele për 0,2 për qind, Shëndeti për 0,1 për qind.  

Kostoja e jetesës në grupin Mallra dhe shërbime të tjera mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak. 

Indeksi i çmimeve me pakicë në muajintetor të vitit 2025 krahasuar me  muajin shtator të vitit 2025 është 98.7.     

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2024, shënoi rritje prej 4,5 për qind, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2,8 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан