Indonezinë e goditi një tërmet me magnitudë prej 5,3 ballë
- Indonezinë sot e goditi një tërmet me magnitudë prej 5,3 ballë sipas shkallës Rihter, kumtoi Qendra Sizmike Mesdhetare Evropiane.
Xhakarta, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Indonezinë sot e goditi një tërmet me magnitudë prej 5,3 ballë sipas shkallës Rihter, kumtoi Qendra Sizmike Mesdhetare Evropiane.
Epiqendra e dridhjes ishte në det të hapur, në thellësi prej 66 kilometra dhe distancë prej 211 kilometra nga vendi Tual.
Për momentin nuk ka informata për të lënduar ose dëm material. sa/
Foto: MIA arkivi