Incident fizik midis dy mjekëve në Spitalin klinik - Shtip
- Dy mjekë janë rrahur në Spitalin klinik - Shtip gjatë ditës së djeshme. Sipas kumtesës së Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip, ngjarja është raportuar dje tek ata në orën 12:45.

Shtip, 6 shkurt 2025 (MIA) - Dy mjekë janë rrahur në Spitalin klinik - Shtip gjatë ditës së djeshme. Sipas kumtesës së Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip, ngjarja është raportuar dje tek ata në orën 12:45.
"Më 5 shkurt në ora 12:45 në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi ka raportuar se në vendin e tij të punës në sallën për operacione të Spitalit klinik - Shtip është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.SH., të cilit i është kundërpërgjigjur", thuhet në komunikatën me shkrim nga SPB-Shtip.
Aty thuhet se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzim përkatës. rq/bsh/
Foto: MIA