• сабота, 06 декември 2025

Ilir Demiri do të veprojë si deputet i pavarur, informon Kuvendi

Ilir Demiri do të veprojë si deputet i pavarur, informon Kuvendi

Shkup, 30 nëntor 2025 (MIA) - Ndryshimet që po ndodhin në koalicionet dhe partitë politike, posaçërisht në bllokun e partive shqiptare, pas rezultateve nga zgjedhjet lokale filluan të reflektohen edhe në shumicën parlamentare. Mbrëmë nga Kuvendi informuan se deputeti Iliri Demiri e ka njoftuar kryetarin e shtëpisë ligjvënëse se do të veprojë si deputet i pavarur.

Demiri në Kuvend ishte pjesë e grupit të deputetëve të Frontit evropian, i kryesuar nga BDI. Me profesion mjek, infektolog, ndërsa në përbërjen e kaluar qeveritare e kryente funksionin e ministrit të Shëndetësisë.

Deputeti Demiri ishte pjesë e Aleancës për shqiptarët, e cila më 18 nëntor solli vendim të veprojë e pavarur dhe tashmë të mos jetë pjesë e Frontit evropian. ab/

Foto: Printskrin

Остани поврзан