Ibrahimi: As para as pas luftës së dytë botërore nuk u shpërngulën shqiptarë më shumë se në kohën e BDI-së
- Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, gjatë takimit me strukturat, aktivistët dhe qytetarët e Kumanovës midis tjerash ka theksuar për rëndësinë e çuarjes së BDI-së në opozitë.
Shkup, 17 nëntor 2024
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, gjatë takimit me strukturat, aktivistët dhe qytetarët e Kumanovës midis tjerash ka theksuar për rëndësinë e çuarjes së BDI-së në opozitë.
Ai ka përmendur shifra të frikshme të shpërnguljes së shqiptarëve në kohën e pushtetit të BDI-së, shifra të cilat nuk kanë qenë të pranishme as gjatë luftës së dytë botërore.
“Nëqoftëse u them që mbi 200.000 shqiptarë u shpërngulën gjatë viteve të qeverisjes të BDI-së i bie që asnjë pushtet tjetër përpara luftës dytë e pas luftës së dytë nuk ka arritur që të shpërngul aq shumë shqiptarë sa u shpërngulën në kohën e qeverisjes së BDI-së. Kështuqë vetëm ky element është i mjaftueshëm për të konkluduar se sa ka qenë e dëmshme dhe se sa ka qenë e rëndësishme që të shkoj BDI-ja në opozitë”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.
Alternativa
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Alternativa