• сабота, 22 февруари 2025

Ibrahimi: Ali Ahmeti është i fundit në këtë planet që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm

Ibrahimi: Ali Ahmeti është i fundit në këtë planet që  mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm

Shkup, 11 shkurt 2025

Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, Ali Ahmeti është njeriu i fundit në planet që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm që siç thotë, ai duhet të jetë i shqetësuar për qasjen që SHBA-të kanë ndaj eksponentëve të lartë të partisë së tyre.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në listën e zezë disa eksponentë të lartë të BDI-së dhe nëse dikush do të duhej të ishte i shqetësuar me qasjen që e kanë SHBA-të ndaj dikujt është pikërisht z.Ahmeti dhe nëse është dikush është i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm është Ali Ahmeti”, tha Ibrahimi në Dialy Click..

Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан