• сабота, 22 февруари 2025

"I njohim sëmundjet e rralla" - Talusi vertikal kongjenital

18 shkurt 2025

TALUSI VERTIKAL KONGJENITAL/ CONGENITAL CONVEX PES VALGUS

ICD-10 Q66.8

PREVALENCA: 1/10 000 banorë.

HYRJE

Talusi i lindur vertikal paraqet deformim të rëndë me këmbë të sheshtë të ngurtë, ku kemi dislokacion dorsal të kockës navikulare dhe ekvinus-valgus të kalkaneusit. Prevalenca është 1:10 000 të posalindurve, njësoj te gjinia mashkullore dhe femërore, zakonisht bilateralisht në të dyja

këmbët. Në 50% të rasteve, deformiteti është i izoluar, ndërsa gjysma tjetër është pjesë e ndonjë sindromi.

ETIOLOGJIA

Shkaqet për shfaqjen e tij janë të paqarta. Më shpesh, faktori trashëgues është shkak i tij. Trashëgohet në mënyrë autosomo-dominante dhe bartet në të dy gjinit. Shpeshherë shoqërohet me sëmundje muskuloskeletale ose neurologjike, si për shembull: atrofia muskulare kurrizore , trisomia 13, 15, 18, neurofibromatoza dhe të tjera.

SIMPTOMAT DHE DIAGNOSTIKIMI

Në klinikë prezantohet me ekvino-valgus në pjesën e pasme të shputes se këmbës, pjesa e mesme është konvekso plantar,pjesa e perparme e shputes është në abdukcion ion dhe dorsifleksion dhe janë të pranishme palosje te thella të lëkurës dorsolaterale. Nga strukturat e buta, është e rëndësishme të theksohet se tendoni i Ahilit, kapsula artikulare e artikulacionit subtalar është në kontrakture. Ligamentet në pjesën plantare të këmbës janë të dobëta dhe si pasoje kjo pjesë e pasme e këmbës është në ekvinus-valgus. Shputa e këmbës ka lëvizje të kufizuar në të gjitha drejtimet. Diagnoza vendoset fillimisht me ekzaminim klinik, dhe pastaj bëhen hulumtimet e mëtejshme, si rentgeni i këmbës në dy drejtime, ultratingulli dhe magnet rezonanca.

PASOJAT

Nëse nuk diagnostikohet në kohë ose nëse nuk fillon trajtimi menjëherë, mund të ndodhë një invaliditet i madh. Fillimisht, ecja nuk vonohet, fillon në të njëjtën mënyrë si te të gjithë fëmijët mes moshës së parë dhe të dytë të jetës, por pastaj paraqiten deformime konvexe progresive e të dhimbshme me shtrëngim të këmbës. Për shkak të forcës së dobët në këmbë, pesha e trupit percilet te koka e talusit. Indi skeletor ndaj kësaj reagon duke formuar kallus, që më vonë paraqet një problem në adoleshencë. Pacientët e tille te patrajtuar kanë probleme me ecjen dhe me bartjen e këpucëve.

TRAJTIMI

Metoda e rekomanduar e trajtimit është metoda Dobbs, e cila paraqet një kombinim të metodës Ponseti për aplikimin e gipsit dhe ndërhyrjes kirurgjikale. Gipsat kontrollohen çdo 7 deri në 10 ditë, dhe gipsi ndërrohet rreth 4 deri në 5 herë derisa të arritet një pozicion i mirë i talusit. Pastaj fillon trajtimi operativ. Pas 8 javësh, gipsi dhe materialet operative hiqen, dhe vendosen ortozat që mbahen për 4 javë, 22 orë në ditë, dhe më pas vetëm gjatë natës për 2 vjet. Në raste të rënda në fund të trajtimit duhet të merret parasysh edhe ekzistenca e deformitetit brenda një sindromi, dhe kjo do të ndikojë shumë në trajtimin e metujtjeshem dhe rikuperimin e pacientit. Në të gjitha komorbiditetet neuro-muskulore verehen dislokacione të rënda dhe të ngurtë që kërkojnë një ndërhyrje kirurgjikale më të gjerë. Qëllimi i terapisë është të rivendosen mardhenie anatomike perafersish normale, të kthehet diapazoni i lëvizjes dhe funksionimi i këmbës. Koreksioni i plotë i këmbës është shumë i rrallë. Sfidë e çdo mjeku është të arrijë këtë me metodën e gipsit, me kontrolla të shpeshta dhe manipulime të shumta dhe të shmangë trajtimin kirurgjikal. Nëse pacientët diagnostikohen dhe trajtohen në kohë, dhimbjet do të zvogëlohen ose do të zhduken, do të kenë një këmbë të lëvizshme dhe funksionale, me një gamë të përshtatshme të lëvizjes dhe padyshim do të jenë në gjendje të veshin këpucë.

 

Остани поврзан