I dërguari amerikan Vitkof sot në Moskë do të bisedojë me Putinin për planin e paqes në Ukrainë
- I dërguari special amerikan, Stiv Vitkof, pritet sot në Moskë në bisedime të mëtejshme për përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë, njofton DPA.
Moskë, 2 dhjetor 2025 (MIA) - I dërguari special amerikan, Stiv Vitkof, pritet sot në Moskë në bisedime të mëtejshme për përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë, njofton DPA.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se Vitkof duhet të takohet me presidentin Vladimir Putin pasdite, transmetuan dje mediat ruse.
Presidenti amerikan Donald Tramp paraprakisht e konfirmoi udhëtimin e të dërguarit, por nuk dha detaje tjera për takimet.
Viizita pason pas takimit në Florida të dielën mes përfaqësuesve amerikanë dhe ukrainas, të cilët raportuan se është arritur marrëveshje, por theksuan se ende pritet punë e rëndësishme.
Diskutime fokusohen në propozimin e 28 pikave i mbështetur nga SHBA-ja për përfundimin e luftës, që do të zgjasë më shumë se tre vite e gjysmë, përkujton DPA.
Plani është kritikuar nga shumë monitorues si "lista ruse e dëshirave".
Partnerët evropianë dhe Ukraina që atëherë kanë përpunuar pjesë nga proopozimi me përfaqësues amerikanë, edhe pse disa pika mbeten kontestuese, transmeton agjencia gjermane. mb/
Foto: MIA