Hiqet ndalesa për kamionë në Gjavatë
- – Në orën 8:25 sot në mëngjes është hequr ndalesa për kamionë në qafën malore Gjavatë në aksin rrugor Manastir – Resnjë, njoftoi LAMM.
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) – Në orën 8:25 sot në mëngjes është hequr ndalesa për kamionë në qafën malore Gjavatë në aksin rrugor Manastir – Resnjë, njoftoi LAMM.
Ndalesa ishte vendosur nga ora gjashtë e mëngjesit.
Nga ora 7:45, për shkak të reshjeve të borës të cilat e kapluan vendin, është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë, përmes qafës malore Strazhë. fc/
Foto: MIA