Hiper: BE-ja punon në rritjen e presionit ndaj Putinit
- Bashkimi Evropian vazhdimisht punon në mënyra të reja të rritjes së presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin, me qëllim që ta bindë të ulet në tryezën negociuese për arritje të paqes në Ukrainë, porositi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.
Bruksel, 10 në ntor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian vazhdimisht punon në mënyra të reja të rritjes së presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin, me qëllim që ta bindë të ulet në tryezën negociuese për arritje të paqes në Ukrainë, porositi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.
"Jemi duke punuar vazhdimisht për mjete dhe mënyra të reja për të rritur presionin për të siguruar që ta sjellim atë në tryezën e negociatave", tha Hiper, në përgjigje të pyetjes nëse BE-ja po përgatit një paketë të re të 20-të sanksionesh kundër Rusisë.
Ajo shtoi se këtë fundjavë pamë sulme të ashpra ruse në infrastrukturën kritike energjetike të Ukrainës, përfshirë një nënstacion të lidhur me një central bërthamor, gjë që çoi në ndërprerjen e shpërndarjes së energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes dhe kërcënoi sigurinë bërthamore.
"Punojmë vazhdimisht për sanksione dhe mbështetje për Ukrainën. Gjithashtu vazhdojmë të kontaktojmë vendet partnere për të mobilizuar mbështetje të mëtejshme në mënyrë që të mund ta ndihmojmë Ukrainën në ofrimin e mbështetjes në sektorin e energjisë", theksoi Hiper. mb/
Foto: MIA