Hetim për zhvatje në Shkup, përfshihen tre persona
- Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dhënë Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave të moshës 26 dhe 24 vjeçare, të dyshuar për vepër penale - Zhvatje nga neni 258, paragrafi 1 të Kodit Penal, si dhe një 26 vjeçar i dyshuar për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale.

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dhënë Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave të moshës 26 dhe 24 vjeçare, të dyshuar për vepër penale - Zhvatje nga neni 258, paragrafi 1 të Kodit Penal, si dhe një 26 vjeçar i dyshuar për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale.
Siç informojnë nga PTHP, të dyshuarit në periudhën nga marsi i vitit 2024 deri më 4 shkurt të vitit 2025, disa herë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë përdorur kërcënime serioze për t'i detyruar dy bashkëshortët e dëmtuar që t'u japin para të gatshme në vlerë prej 10.000 dollarë.
Prokurori publik ka dorëzuar propozim te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, si dhe masën arrest shtëpiak për ndihmësin.
Foto: Arkivi i MIA-s