Hetim për mzjarrin në Hong-Kong zbuloi rrjet të pasigurt në kantierin e ndërtimit, janë arrestuar 11 persona
- Autoritetet lokale sot kanë njoftuar se hetimi për zjarrin vdekjeprurës në të cilin kanë humbur jetën të paktën 151 persona, ndërsa dhjetëra rezultojnë të zhdukur, tregon se rrjeti që i ka mbuluar skelet e ndërtesave në rinovim nuk ka qenë konform stadardeve kundër zjarrit.
Hong-Kong, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Autoritetet lokale sot kanë njoftuar se hetimi për zjarrin vdekjeprurës në të cilin kanë humbur jetën të paktën 151 persona, ndërsa dhjetëra rezultojnë të zhdukur, tregon se rrjeti që i ka mbuluar skelet e ndërtesave në rinovim nuk ka qenë konform stadardeve kundër zjarrit.
Agjencia për antikorrupsion ka arrestuar 11 persona, duke përfshirë edhe drejtorin dhe konsulentin inxhinierik të kompanisë së ndërtimit.
Zjarri, që shpërtheu të mërkurën javën e kaluar, ndërsa është shuar plotësisht deri të premten, ka filluar në pjesën e poshtme rreth njërës ndërtesë në kompleksin Vang Fuk Kort, për t'u përhapur pastaj shumë shpejt në brendësi sepse pllakat poliuterane kanë marrë fkalë dhe i kanë thyer xhamat. Era ka mundësuar që flakët të barten nga ndërtesa në ndëfrtesë, kështu që shtatë nga tetë kullat e banimit të përfshihen nga zjarri.
Testet e para të rrjetit treguan se ajo është në përputhje me standardet. Megjithagtë, janë marrë 20 kampione të njëpasnjëshme nga kate të ndryshme dhe është vërtetuar se shtatë prej tyre nuk i kanë plotësuar normat e sigurisë, gjë që tregon se punëkryesit kanë kursyer me qëllim për ta rritur profitin, tha shefi i administratës së Hong-Kongut, Erik Çan.
Sekretari i Sigurisë, Kris Tang theksoi se hetuesit fillimisht nuk kanë mundur të qasen deri te të gjitha pjesët e objektit, që ka sjellë deri në rezulate të reja. mb/
Foto: MIA