Hegset: Dy të vrarë në sulmin amerikan në Paqësor
- Ushtria amerikane kreu edhe një sulm tjetër vdekjeprurës ndaj anijes që pretendohet se ishte i ngarkuar me drogë në Paqësorin Lindor, deklaroi për "X", ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegset.
Uashington, 5 nëntor 2025 (MIA) - Ushtria amerikane kreu edhe një sulm tjetër vdekjeprurës ndaj anijes që pretendohet se ishte i ngarkuar me drogë në Paqësorin Lindor, deklaroi për "X", ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegset.
Hegset tha se "dy narkoterrorist meshkuj" janë vrarë në sulmin, i cili ka ndodhur në "ujërat ndëkombëtar në Paqësorin Lindor". Ai shtoi se nuk ka të plagosur nga ushtarët amerikan.
"Shërbimi i inteligjencës konfirmoi se anija ishte e përfshirë në kontrabandë të paligjshme të narkotikëve, kishte kaluar nëpër një rrugë të njohur të tregtisë me narkotikë dhe transportonte narkotikë", tha Hegset
Postimi i tij përfshinte një video të shënuar si "e paklasifikuar", në të cilën shihet një anije që duket se ishte goditur nga diçka që mund të ishte raketë. Pas sulmit të dukshëm, anija duket se kishte marrë flakë.
Deklaratat e tij fillimisht nuk mundën të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, vazhdimisht premton se do të ndërmarrë masa të ashpra kundër karteleve të drogës.
Që nga shtatori, administrata e tij ka miratuar sulme në Karaibe dhe në Paqësor ndaj anijeve që pretendohet se transportojnë narkotikë drejt SHBA-së. Thuhet se deri më tani, në këto sulme kanë humbur jetën dhjetëra persona.
Në fund të tetorit, komisioneri i lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut, Uolker Turk, tha se rrethanat e sulmeve "nuk gjejnë justifikim në ligjin ndërkombëtar".
"Këto sulme – dhe kostoja e tyre në rritje njerëzore – janë të papranueshme. SHBA-të duhet t’i ndalojnë këto sulme dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar vrasjet e njerëzve në këto anije, pavarësisht veprës penale për të cilën akuzohen", tha Turk. qa/