• четврток, 25 декември 2025

Hasani dhe Kovaçevski në Armeni në Konferencën për zhvillimin e standardeve për integritetin parlamentar

Hasani dhe Kovaçevski në Armeni në Konferencën për zhvillimin e standardeve për integritetin parlamentar

25 nëntor 2025 

Një delegacion i Kuvendit, i përbërë nga deputetët Ilir Hasani, anëtar i Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit dhe Dimitar Kovaçevski, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, më 24 dhe 25 nëntor 2025 në Jerevan, Republika e Armenisë, mori pjesë në Konferencën me temë: Zhvillimi i standardeve për integritetin parlamentar në fokusin e BE-së - Partneriteti lindor dhe perspektiva e rajonit të OSBE-së, e organizuar nga ODIHR-ja dhe Kuvendi i Republikës së Armenisë.

Konferenca diskutoi integritetin në politikë dhe rolin e parlamenteve si institucione demokratike vendimtare, kodet e sjelljes për deputetët si mjet për avancimin e etikës parlamentare, konfliktet e interesit, normat etike, luftën kundër diskriminimit dhe dhunës në politikë.

Deputeti Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij theksoi se vendi ynë ka bërë hapa të mëdhenj në miratimin e rregullativës mbi etikën dhe integritetin parlamentar dhe trajtoi sfidat me të cilat përballet në përmirësimin e mekanizmave të integritetit, si dhe se si kodet etike ndikojnë në perceptimin e qytetarëve për politikanët.

Në Konferencë morën pjesë deputetët, anëtarët e komisioneve përkatëse nga Parlamentet e Armenisë, Portugalisë, Ukrainës, Moldavisë, Britanisë së Madhe, Suedisë, Gjermanisë dhe Serbisë, si dhe ekspertët e ODIHR-së, GREKO-s dhe Këshillit të Evropës.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Kuvendi i RMV-së

Остани поврзан