Hapja e çerdhes së re në Tetovë
- – Çerdhja e re “Rilindja” në kuadër të Institucionit Publik “Rinia” do të hapet sot në Tetovë, njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) – Çerdhja e re “Rilindja” në kuadër të Institucionit Publik “Rinia” do të hapet sot në Tetovë, njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Me rastin e hapjes së çerdhes, janë paralajmëruar fjalime të ministrit të këtij dikasteri, Fatmir Limani, ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe drejtoreshës së IP “Rinia”- Tetovë, Fatlinda Jaja. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s