Hapet EDIH - Qendra e Parë Evropiane të Inovacionit Digjital
- Në Qendrën për Transferim të Teknologjive dhe Inovacioneve INOFEIT në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FEIT) në UKIM sot u hap EDIH - qendra e parë evropiane të inovacionit digjital në shtet.

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Në Qendrën për Transferim të Teknologjive dhe Inovacioneve INOFEIT në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FEIT) në UKIM sot u hap EDIH - qendra e parë evropiane të inovacionit digjital në shtet.
EDIH do t'u ndihmojë kompanive në transformimin digjital, duke inkurajuar inovacionin, rritjen e produktivitetit, trajtimin më të lehtë të sfidave dhe qasje në financimin e BE-së. Kompanitë mund të përdorin habin për të marrë informacionin e nevojshëm, ekspertizën, infrastrukturën dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë në realizimin e ideve të tyre inovative të biznesit, ndërsa në habin inovativ mund të drejtohen edhe institucionet e sektorit publik për të siguruar ofrimin e shërbimeve më efikase dhe transparente ndaj qytetarëve.
INOFEIT EDIH është pjesë edhe e Agjendës së Reformës 2024-2027, ndërsa MASH-i ka siguruar bashkëfinancim për gjysmën e fondeve të nevojshme për hapjen e tij, gjë që është edhe kusht për tërheqjen e fondeve shtesë të BE-së nga Plani i Rritjes.
Duke përgëzuar profesorët Dimitar Tashkovski dhe Vlladimir Atanasovski për këmbënguljen, angazhimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre, ministrja Janevska theksoi se pret që Habi i Maqedonisë shumë shpejt të jetë në listën e të shpërblyerve nga rrjeti evropian EDIH, që do të thotë se në mënyrë cilësore realizon qëllimet për të cilat është themeluar.
"INOFEIT EDIH duhet të lehtësojë transformimin digjital të sektorit të biznesit nga njëra anë dhe sektorit publik nga ana tjetër. “Ky Hab duhet të jetë pika jonë e kontaktit me Evropën përsa i përket bartjes së njohurive, partneriteteve, mundësive të financimit për të mbështetur bizneset më potenciale, idetë dhe kërkimin shkencor, në mënyrë që ato të zhvillohen dhe të jenë konkurruese ndërkombëtarisht", theksoi ministrja.
Ajo deklaroi se "kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë", sepse institucionet shtetërore, shkenca dhe njerëzit nga sektori privat "më në fund janë bashkuar për të bërë diçka që i ofron prosperitet këtij vendi". Pret që qendra të tilla "do të shumëfishohen" dhe se më në fund, siç tha, "po shkojmë drejt diçkaje që është vërtet serioze dhe do të sjellë ndryshim në vendin tonë".
Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski theksoi se projekti është planifikuar për më shumë se një vit për të aplikuar dhe marrë mjetet. Është mbëstetur nga Bashkimi Evropian përmes projektit "Evropa Digjitale", nga Qeveria me mbi 60 milionë denarë të shpërndara në tri vite, si dhe nga një konsorcium i përbërë nga sektori privat, institucionet e arsimit të lartë dhe odat.
Siç tha, EDIH do të mbështesë risitë në digjitalizim, në testimin e produkteve në botën digjitale, transformimin digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe pret që të kenë sukses të inkurajojnë kompanitë e reja që të ndryshojnë proceset e tyre të punës dhe të digjitalizohen.
"Shpresoj që në këtë mënyrë të mund të mbështesim realisht inovacione, dhe jo si deri më tani. Bëhet fjalë për një ndërhyrje vërtet krijuese dhe inovative që do të thotë mbështje të inovacioneve të vërteta, jo inovacione kriminale, në të ardhmen. Shpresoj që në periudhën në vijim do të kemi mundësinë të krijojmë qendra të tilla të përmasave dhe fokuseve të ndryshme në sektorë të ndryshëm në të gjithë shtetin për të mbuluar gjeografikisht të gjithë vendin me këtë profil aktivitetesh, ose, ndërkaq, për të zgjeruar këtë qendër inovacioni me angazhimin e tij, jo vetëm në qytetet nga vijnë partnerët e konsorciumit, por për ta zgjeruar edhe më tej", shtoi Andonovski.
Foto/video: MIA