• недела, 23 јуни 2024

Hamasi: Të paktën 42 persona u vranë në sulmet izraelite në veri të Rripit të Gazës

Hamasi: Të paktën 42 persona u vranë në sulmet izraelite në veri të Rripit të Gazës

Gazë, 22 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 42 persona janë vrarë në sulmet izraelite në vendbanimet Al-Tufa dhe Al-Shati në veri të Rripit të Gazës, tha sot Ismail Al-Tavabta, drejtor i zyrës qeveritare për media, të drejtuar nga Hamasi.

Al-Xhezira, duke cituar të njëjtin burim, raporton se 24 palestinezë u vranë në një sulm në shtatë shtëpi në Al Shati, ndërsa 18 palestinezë u vranë në vendbanimin Al Tufa.

Mediat izraelite publikuan një video nga rrjetet sociale që tregon pasojat e sulmit ajror izraelit në kampin Shati në Gazë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан