Hamasi e hodhi poshtë rezolutën e KB-së për Gazën
- Grupi palestinez Hamas e hodhi poshtë rezolutën e Këshillit të sigurisë së KB-së me të cilën mbështetet plani i paqes për Gazën e presidentit amerikan Donald Tramp, duke thënë se ajo nuk i plotëson kërkesat politike dhe humanitare të palestinezëve.
Gazë, 18 nëntor 2025 (MIA) - Grupi palestinez Hamas e hodhi poshtë rezolutën e Këshillit të sigurisë së KB-së me të cilën mbështetet plani i paqes për Gazën e presidentit amerikan Donald Tramp, duke thënë se ajo nuk i plotëson kërkesat politike dhe humanitare të palestinezëve.
"Rezoluta vendos një mekanizëm për kujdestari ndërkombëtare mbi Rripin e Gazës, të cilin populli ynë dhe fraksionet e tij e refuzojnë",njoftoi grupi në Telegram.
Plani i paqes i Trampit, i publikuar në fund të shtatorit, parashikon që grupi i Hamasit të çarmatoset, vendosjen e forcave ndërkombëtare të stabilizimit dhe krijimin e një administrate tranzitore që do të drejtohet nga teknokratë palestinezë jopartiakë.
Çështjet kyçe të kontestuara përfshijnë çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e plotë ushtarake izraelite nga Gaza dhe administrimin e ardhshëm të territorit.
"Ndarja e detyrave dhe roleve për forcën ndërkombëtare në Rripin e Gazës, përfshirë edhe çarmatimin e rezistencës, e privon atë nga neutraliteti dhe e shndërron në një palë në konflikt në favor të okupimit (izraelit)", thuhet në njoftim.
Çdo forcë e tillë duhet të jetë plotësisht nën autoritetin e KB-së dhe të stacionohet vetëm në kufijtë e Gazës për të mbikëqyrur armëpushimin, shtoi Hamasi. Çështjet e armëve duhet të mbeten një çështje e brendshme kombëtare, theksoi grupi. qa/
Foto: arkivi