• сабота, 06 декември 2025

Hamasi dhe Xhihadi Islamik do t'i kthejnë eshtrat e një pengu

Hamasi dhe Xhihadi Islamik do t'i kthejnë  eshtrat e një pengu

Gaza, 13 nëntor 2025 (MIA) - Krahët ushtarakë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik kanë bërë të ditur se do të dorëzonin trupin e një pengu izraelit më vonë sot, duke lënë mbetjet e tre pengjeve të tjera në Rripin e Gazës.

Grupi i Xhihadit Islamik, i cili është aleat i Hamasit dhe gjithashtu mori pengje në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 që çoi në luftë. Trupi u gjet në Kan Junis, në pjesën jugore të enklavës palestineze.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të muajit të kaluar, Hamasi liroi të 20 pengjet e mbijetuara që ndodheshin ende në Rripin e Gazës në këmbim të pothuajse 2000 të burgosurve palestinezë. Marrëveshja përfshin gjithashtu dorëzimin e eshtrave të 28 pengjeve në këmbim të mbetjeve të 360 luftëtarëve. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан