Guvernatori Sllaveski në Konferencën e shtatë të përbashkët të bankave qendrore të Polonisë dhe Hungarisë
- – Me ftesë të guvernatorëve Adam Gllapinjski nga Banka Qendrore e Polonisë dhe Mihali Varga nga Banka Qendrore e Hungarisë, guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski mori pjesë në Konferencën e shtatë të përbashkët në organizim të dy bankave qendrore.
Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) – Me ftesë të guvernatorëve Adam Gllapinjski nga Banka Qendrore e Polonisë dhe Mihali Varga nga Banka Qendrore e Hungarisë, guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski mori pjesë në Konferencën e shtatë të përbashkët në organizim të dy bankave qendrore.
Siç bën të ditur Banka Popullore në profilin e saj në Fejsbuk, tema e konferencës “Udhëtimi i dezinflacionit në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore: sfidat që vijnë” i kushtohet përvojave nga ulja e inflacionit të lartë në vendet e EQL, si dhe të sfidave me të cilat do të përballen në të ardhmen, në kontekst vendor dhe ndërkombëtar.
“Në Konferencë u bisedua për modelet ekonomike të rritjes dhe për sistemet financiare si mbështetja më e rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe për hartimin e politikave adekuate makroekonomike në kushte të pasigurisë botërore”, informoi guvernatori. fc/
Foto: FB i Bankës Popullore