Guteresh: Lufta në Ukrainë mbetet një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive
- Katër vjet pasi Rusia e filloi pushtimin ndaj Ukrainës, lufta mbetet një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive dhe vit pas viti jemi dëshmitarë të pasojave nga shkelja e dukshme e të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Nju-Jork, 25 shkurt 2026 (MIA) - Katër vjet pasi Rusia e filloi pushtimin ndaj Ukrainës, lufta mbetet një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive dhe vit pas viti jemi dëshmitarë të pasojave nga shkelja e dukshme e të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Guteresh në Seancën e Këshillit të Sigurimit tha se, edhe krahas përpjekjeve të papara diplomatike, viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për civilët ukrainas dhe citoi se nga fillimi i luftës janë vravë më shumë se 15.000 civilë, ndërsa më shumë se 41 janë plagosur.
"Përveç kësaj, miliona njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë shpëtimtare", tha Guteresh dhe theksoi se situata është veçanërisht e rëndë kur bëhet fjalë për fëmijët.
Sipas tij, nga fillimi i luftës më shumë se 3.200 fëmijë janë vrarë ose plagosur, ndërsa vlerësohet se për 2,2 milionë fëmijë nevojitet ndihmë humanitare.
Guteresh paralajmëroi se luftërat që udhëhiqen përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë për funksionimin e sigurt të objekteve bërthamore ukrainase dhe tha se kjo "lojë e pamatur e ruletës bërthamore menjëherë duhet të ndalet".
"Gjatë luftës, Zyra e komisarit të lartë për të drejtat e njeriut ka njoftuar për shkelje masive të të drejtave të njeriut - tortura, dhunë seksuale, madje edhe ekzekutime të të burgosurve të luftës dhe të paraburgosurve civilë, ndërsa të gjtiha këto vepra mbetën të pandëshkuara", tha Guteresh.
Ai tha se kushtet për arritjen e paqes në Ukrainë nuk janë një mister për askënd, sepse ai duhet të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kartën e KB-së dhe rezolutat relevante të KB-së.
"Përveç kësaj, duhet të mbështetet sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht", tha Guteresh.
"Tani është koha për një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe pa kushte, që duhet të jetë hapi i parë drejt një paqeje të drejtë", tha ai. sa/
Foto: DPA