Guteresh e dënoi "shkeljen e parimeve demokratike" në Guinea-Bisao
- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh e dënoi "shkeljen e parimeve demokratike" në Guinea-Bisao, ku junta mori pushtetin dy ditë më parë dhe e ndërpreru procesin zgjedhor para shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Nju-Jork, 28 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh e dënoi "shkeljen e parimeve demokratike" në Guinea-Bisao, ku junta mori pushtetin dy ditë më parë dhe e ndërpreru procesin zgjedhor para shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
“Çdo mosrespektim i vullnetit të popullit, i cili votoi në mënyrë paqësore në zgjedhjet e përgjithshme më 23 nëntor, përbën një shkelje të papranueshme të parimeve demokratike”, theksoi Guteresh.
Ai bëri thirrje për një "kthim urgjent dhe pa kushte të rendit kushtetues" në Guinea-Bisao.
Junta kumtoi dje se presidenti i përkohshëm i vendit do të jetë lideri që udhëhoqi grushtin e shtetit ushtarak të djeshëm, gjenerali Horta N'Tam. Ai do të jetë gjithashtu kryetar i Komandës së lartë ushtarake për rivendosjen e rendit gjegjësisht qeverisë ushtarake, e cila do të mbikëqyrë periudhën njëvjeçare të tranzicionit.
Junta e ndërpreu procesin zgjedhor dhe rrëzoi presidentin Umar Sisoko Embalo. Përpara se të shpalleshin rezultatet zyrtare, si Embalo ashtu edhe kandidati i opozitës Fernando Dias da Kosta shpallën fitoren.
Që nga viti 1974, kur Guinea-Bisoi fitoi pavarësinë nga Portugalia, vendi ka pasur katër grushte shteti ushtarak, 17 përpjekje për grusht shteti dhe një sërë ndryshimesh qeveritare.
Sipas Bankës Botërore, Guinea-Bisao, me një popullsi prej 2,2 milionë banorë, është një nga vendet më të varfra në botë. Vendi i Afrikës Perëndimore është një nga rrugët kryesore për trafikimin e drogës midis Evropës dhe Amerikës Latine. Sipas ekspertëve, tregtia e paligjshme e drogës është një nga shkaqet kryesore të krizave politike në Guinea-Bisao. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s