Gugël ka arritur marrëveshje që të paguajë 68 milionë dollarë për shkak të soiunimit të shfrytëzuesve
- Përdoruesit e Gugël kanë ngritur një padi kundër kompanisë sepse "Gugël Asistent" spiunoi në mënyrë të paligjshme telefonat e tyre inteligjentë duke regjistruar dhe transmetuar biseda private te reklamuesit me qëllim që t'u dërgonte atyre reklama të synuara.
Sakramento, 27 janar 2026 (MIA) - Përdoruesit e Gugël kanë ngritur një padi kundër kompanisë sepse "Gugël Asistent" spiunoi në mënyrë të paligjshme telefonat e tyre inteligjentë duke regjistruar dhe transmetuar biseda private te reklamuesit me qëllim që t'u dërgonte atyre reklama të synuara.
"Marrëveshja fillestare u paraqit në gjykatën federale në San Hoze, Kaliforni, dhe është në pritje të miratimit nga gjyqtarja Beth Labson Friman," raporton CNBS.
Gugël mohon arsyet e padisë, por megjithatë ra dakord për marrëveshjen për të shmangur rreziqet, kostot dhe pasigurinë e procesit gjyqësor. Nëse gjykata pranon marrëveshjen e tyre të ndërsjellë, përdoruesit e Gugël do të marrin kompensim nga 18 maji i vitit 2016. Avokatët e paditësve kanë të drejtë të kërkojnë deri në një të tretën e fondit të marrëveshjes për shpenzimet ligjore, dhe shuma është pothuajse 22 milionë dollarë. mb/
Foto: MIA