Gruevska-Ilievska: Këshilli gjyqësor do të bëjë gjithçka që procedura për diskotekën "Puls" të rrjedhë, askush nuk e din se sa do të zgjatë procesi
- Gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska, e cila kryeson me këshillin gjyqësor për rastin me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, para fillimit të seancës së parë porositi se do të kërkojë disiplinë nga të gjitha palët dhe të pranishëm në sallën gjyqësore, duke cekur se për çdo prolongim të panevojshëm do të pasojë sanksionimi.
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska, e cila kryeson me këshillin gjyqësor për rastin me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, para fillimit të seancës së parë porositi se do të kërkojë disiplinë nga të gjitha palët dhe të pranishëm në sallën gjyqësore, duke cekur se për çdo prolongim të panevojshëm do të pasojë sanksionimi.
Gjykata, tha Gruevska-Ilievska, do ta respektojë pikëllimin dhe dhimbjen e familjeve të viktimave dhe të lënduarve, por gjykata do të veprojë në mënyrë profesionale dhe do të mundësojë që secila nga palët ta paraqesë teorinë dhe dëshmitë e veta.
"Me respektin e plotë ndaj dhimbjes dhe pikëllimit të prindërve dhe familjarëve do të kemi respekt për atë, por ne jemi profesionistë dhe do t'u japim mundësi të gjithëve ta thonë teorinë e vet dhe të ofrojnë dëshmi. Si këshill mund të garantojmë se aq sa mundemi do të jemi transparentë dhe për gjithçka që ndodhë do të jeni të informuar", tha gjykatësja.
Ajo u bëri thirrje familjeve, nëse munden, të organizohen dhe nga një të marrë pjesë në seanca, në mënyrë që të mundësohen kushtet për punë.
Gjykata, theksoi Gruevska-Ilievska, nuk mund të garantojë shpejtësi të udhëheqjes së procedurës sepse, siç shtoi, çdo përshpejtim mund të çojë drejt gabimit dhe dështimit të procesit.
"Gjithçka që mundet, ky këshill do të bëjë që kjo procedurë të rrjedhë. Sa do të zgjasë procesi, askush nuk e din", tha Gruevska-Ilievska.
Pas kësaj, gjykata kaloi në evidentimin e të pranishmëve në sallën gjyqësore. Të pranishëm janë rreth dhjetë të akuzuar, mes të cilëve Borçe Janev, Vlladimir Milloshevski, Daniel Kocev, Darko Jakimovski, Snezhana Bundalevska, Jasmina Kocevska, Maja Konevska, Anastasia Millanova, Gordana Todorova dhe Sllavica Temellkovska.
Zëvendësi, përkatësisht gjykatësi i dytë do të jetë Ahmed Idrizi dhe katër anëtarë jurie, njëri prej të cilëve do të jetë rezervë në mënyrë që të mos ketë stagnim të procedurës.
Në sallën e mbushur gjyqësore në INP Idrizovë, nën masa të përforcuara sigurie sot filloi gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. krahas të akuzuarve, të prnaishëm janë edhe familjarët e 63 viktimave të cilët e humbën jetën në fatkeqësinë që ndodhi më 16 mars, përfaqësues të porkurorisë, të mbrojtjes, si dhe disa mediume vendore dhe të huaja, mes të cilave BNT, TRT, Rojters, Asoshiejted pres.
Tetë muaj pas fatkeqësisë, në bankën e të akuzuarve u ulën 38 të akuzuar prej të cilëve 35 fizikë dhe tre perosna juridikë. Mes tyre ka pronarë të lokaleve, drejtorë, inspektorë, ish-kryetarë të komunës, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës shtetërorë. ab/