Grenell drejtuar Vuçiqit: Ndiqeni rrugën amerikane, jo atë evropiane
- Përfaqësuesi i presidentit amerikan, Donalld Tramp për misione speciale, Riçard Grenell, i bëri thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ta ndjekë rrugën amerikane, dhe jo atë evropiane.
Beograd, 22 janar 2026 (MIA) - Përfaqësuesi i presidentit amerikan, Donalld Tramp për misione speciale, Riçard Grenell, i bëri thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ta ndjekë rrugën amerikane, dhe jo atë evropiane.
"Evropa është në probleme - ekonomitë tuaja po i ngulfatë Brukseli. Inovacioni është pothuajse i vdekur. Kompanitë nuk po rriten në Evropë. Vuçiqi duhet ta ndjekë rrugën e SHBA-së, dhe jo atë evropiane", shkroi Riçard Grenell në X.
Grenell reagoi ndaj deklaratës së eurokomisares për zgjerim, Marta Kos, e cila kumtoi se në Davos ka biseduar me Vuçiqin për reformat që i nevojiten Serbisë për të qëndruar fuqishëm në rrugën evropiane dhe të përparojë me Planin për rritje.
Presidenti serb i cili ndodhet në Davos deklaroi lidhur me Këshillin për paqe të Trampit: "do të shohim cilat janë detyrat e atij komiteti".
"Tjetër është të jepen para që diçka të ripërtërihet, ndërsa tjetër kush do të dërgojë trupa ushtarake atje... Ai Këshill për paqe do ta ndajë Evropën plotësisht. Vendet nga BE-ja ose nuk marrin pjesë ose ende nuk janëd eklaruar për atë. Kjo nuk do të jetë një e ardhme e thjeshtë... Disa thonë se ajo është organizatë paralele e KB-së. Nuk jam i sigurt dhe nuk mendoj se është thjeshtë e mundur. Kina vetëm deklaroi se ka marrë ftesë, Franca, Gjermania dhe Italia nuk marrin pjesë", vlerësoi ai, duke shtuar se situata do të jetë më e qartë në javët në vijim. ab/