• среда, 25 март 2026

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane: Në sulmet amerikano-izraelite janë dëmtuar të paktën 105 objekte civile

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane: Në sulmet amerikano-izraelite janë dëmtuar të paktën 105 objekte civile

Teheran, 5 mars 2026 (MIA) - Gjysmëhëna e Kuqe iraniane sot kumtoi se për gjashtë ditë, nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite, në Iran janë dëmtuar të paktën 105 objekte civile.

Deri tani janë realizuar gjithsej 1.332 sulme në 636 lokacione, kumtoi Gjysmëhëna e Kuqe iraniane.

Mediumet iraniane publikuan se janë goditur zona banesore në disa qytete, duke përfshirë edhe pjesë të Teheranit.

SHBA-ja dhe Izraeli pohojnë se sulmet janë orientuar drejt infrastrukturës ushtarake iraniane, duke përfshirë qendra komanduese, agjenci sigurimi dhe objekte tjera, me qëllim që të pengohet Irani të zhvillojë armë bërthamore, si dhe të dobësohet programi i tij raketor. bsh/

Foto: DPA

Остани поврзан