• среда, 15 април 2026

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane kumtoi për 82.000 objekte civile të goditura në Iran

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane kumtoi për 82.000 objekte civile të goditura në Iran

Teheran, 24 mars 2026 (MIA) - Në sulmet ndaj Iranit nga ana e forcave amerikane dhe izraelite janë dëmtuar ose shkatërruar mbi 82.000 objekte civile, kumtoi sot Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit. 

Strukturat e dëmtuara përfshijnë 62.000 shtëpi, 281 qendra mjekësore, spitale dhe farmaci, deklaroi shefi i organizatës, Pirhosein Kolivand.

Ai shtoi se 498 shkolla janë dëmtuar nga sulme të drejtpërdrejta ose sulme në afërsi të tyre, ndërsa qëllimi i sulmeve ishte dhe organizata e tij. Raketat goditën 17 pika për shpëtim dhe 12 automjete shpëtimi", tha Kolivand.

Ai tregoi për një incident në Lar, në jug të vendit.

"Asgjë nuk ka mbetur nga automjeti ambulantor gjatë transportit të personave rë lënduar", tha ai në një video të publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe.

 

Остани поврзан