• четврток, 04 декември 2025

Gjykimi për "Onkologjinë 2" vazhdon me dëshmi për parregullsitë financiare

Gjykimi për

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Me marrjen në pyetje të udhëheqëses së departamentit për punë financiare, kontabiliteti dhe sportelit në Klinikën e Onkologjisë, sot në Gjykatën Themelore Penale vazhdoi gjykimi për rastin "Onkologjia 2", në të cilin ish drejtori mjekësor i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhi, akuzohen për furnizim të paligjshëm të barnave, fshehje përmes tenderëve fiktivë dhe përvetësim të një pjese të terapisë. 

Në pyetjen e Prokurorisë Themelore Publike se cilat i referohen punës financiare të Klinikës për periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, udhëheqësja e punës financiare, të kontabilitetit dhe të sporteleve të Klinikës deklaroi se gjatë kësaj periudhe ajo ka kryer kontrollin, koordinimin dhe përgatitjen e raporteve financiare dhe statistikore, llogaritë përfundimtare dhe komunikimin e rregullt me ​​Fondin e Shëndetësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Entin Shtetëror të Statistikës. 

"E pyetur nëse këto ingirenca ishin marrë, ajo u përgjigj: "ingirencat e mia u morën nga fundi i vitit 2019 deri në fillim të vitit 2020". Shpjegoi se pas një karantine tre-javore për shkak të kovidit, zbuloi se disa nga përgjegjësitë e saj i ishin transferuar një koleges pa një vendim me shkrim. 

Kur u ktheva pashë që detyrimet e mia për përgatitjen e urdhrave të pagesave për furnizuesit ishte marrë tashmë nga kolegja ime dhe unë u hoqa plotësisht nga ajo punë. U deklarova me shkrim, u prezantova kush jam, megjithatë kjo nuk ndodhi, tha dëshmitarja. 

Udhëheqësja dëshmoi edhe për bashkëpunimin me të akuzuarin Vasev, për të cilin tha se kishin bashkëpunuar mjaft mirë deri në periudhën para kovidit, duke theksuar se Klinika nuk kishte borxhe deri atëherë.  

Bashkëpunuam mjaft mirë, Klinika atëherë nuk kishte borxhe, por para se të sëmuresha vura re se Vasev kishte një marrëdhënie më të ftohtë me mua dhe nuk mund ta duronte një llogaritje të tillë për pagesën ndaj furnizuesve, gjë që ishte e saktë", tha dëshmitarja.  

Në pçjesën e punës financiare, ajo konfirmoi se i dorëzonte rregullisht raporte Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Shëndetësisë.  

"Kam dorëzuar dy raporte, një për punën financiare, tjetrin për atë se sa të ardhura gjenerojmë dhe sa pacientë kemi që nuk janë shtetas të Maqedonisë ose maqedonas të cilët nuk kanë sigurim, deklaroi dëshmitarja. 

Për borxhet e Klinikës, potencoi se si udhëheqëse ishte e detyruar të paraqiste raporte mujore në Fondin e Shëndetësisë, për të cilat i sugjeroi Vasevit që të kontaktonin me shkrim Fondin e Shëndetësisë për të rritur buxhetin për Klinikën, sepse, siç tha ajo, numri i pacientëve po rritej, ndërsa Klinika kishte gjithnjë e me më pak të ardhura. 

E pyetur nëse Klinika kishte marrë padi nga operatorë ekonomikë, ajo u përgjigj se "kemi pasur padi nga dy operatorë ekonomikë". Njëri prej tyre ngriti padi për fatura të papaguara për periudhën 2021/22 me interes të lartë prej afërsisht një milion euro, gjë që përfundimisht çoi në bllokimin e të dy llogarive". 

Gjatë debatit, prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, potencoi se në mënyrë shtesë do t’i parashtroj në Gjykatë edhe prova materiale të cilat dëshmitarja i parashtroi sot, pas së cilës avokati i Vasevit, Veljo Kadiev, kundërshtoi duke thënë se nuk kishte të dhëna se si ishin siguruar këto prova

Gjykata vendosi se për mbrojtja mund të jetë në gjendje ta marrë në pyetje dëshmitarin, është e nevojshme që më parë të merren kopje të dokumenteve. Prandaj, Prokurorisë Publike i është urdhëruar të sigurojë kopje, ndërsa marrja në pyetje e dëshmitarit është shtyrë për seancën e ardhshme gjyqësore, e cila duhet të mbahet më 11 dhjetor të këtij viti. 

Sipas aktakuzës, në periudhën e viti 2018--2022 Vasev dhe Nuhiu në mënyrë të paligjshme kanë blerë ilaçe, i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit me gati 36 milionë euro. Dy të pandehurit mohojnë fajësinë, duke pretenduar se aktakuza është e pabazuar dhe e sajuar politikisht. 

Përveç "Onkologjisë 2", është duke u zhvilluar dhe procesi "Onkologjia 1", kundër Vasevit dhe dy mjekëve të tjerëpër mjekim joadekuat të pacientëve.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан