• петок, 05 декември 2025

Gjykimi për "Puls": Një pjesë e mbrojtjes reaguan se nuk e kanë marrë akuzën e ndryshuar, ndërsa prej tyre pritet të thonë fjalët hyrëse

Gjykimi për

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) – Gjykata dha gjysmë ore pauzë në gjykimin për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilën humbën jetën 63 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 ishin lënduar, pasi mbrojtja e një pjese të të akuzuarve, para fillimit të seancës gjyqësore, reagoi në Gjykatë se nuk e kanë marrë akuzën e ndryshuar, ndërsa prej tyre pritet të japin fjalë hyrëse. 

Sipas mbrojtjes, pritet të jepen fjalët hyrëse dhe të akuzuarit të shprehin fajin për tekstin nga Prokuroria të cilin nuk e morën të akuzuarit, për çka kërkojnë që gjykata të vendosë për këtë çështje para se të vazhdojë. 

“Asnjë nga të akuzuarit, gjegjësisht pjesa më e madhe aspak nuk e kanë marrë tekstin e integruar të akuzës, ndërsa do të pritet që të jepen fjalët hyrëse. Për këtë propozoj që gjykata ta zbardhë këtë çështje, ndërsa pastaj të vendosim në varësi me vendimin e Gjykatës se si do të vazhdojmë”, deklaroi një nga avokatët nga mbrojtja. 

Mbrojtja e një pjese të të akuzuarve, para fillimit të seancës së sotme gjyqësore, reagoi në Gjykatë edhe se dokumentacioni i dëshmive është komplet i parregulluar dhe kaotik dhe kërkuan që tu dorëzohen të gjitha dëshmitë. 

Gjykatësja Diana Gruevska Ilievska tha se Gjykata vlerëson se normalisht bashkëpunimin ndërmjet të akuzuarve dhe avokatëve të gjithë e kanë pranuar, duke theksuar se në seancën e kaluar gjyqësore Gjykata ka kërkuar adresat elektronike të të gjithëve të cilët donin tu dërgoheshin. 

“Ne vlerësojmë se përmes avokatëve të gjithë duhet ta kenë megjithatë nëse nuk kanë do të bëjmë përpjekje që përmes gjykatës tu dorëzohet”, tha gjykatësja. 

Në sallën gjyqësore në Idrizovë sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilën humbën jetën 63 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 ishin lënduar. Gjykimi duhet të vazhdojë me shprehjen e fajit dhe fjalët hyrëse të mbrojtjes, pasi në seancën e kaluar gjyqësore prokuroria në fjalimin hyrës porositi se kërkohet përgjegjësi me emër dhe mbiemër për atë se kush lejoi, kush heshti dhe kush nuk e parandaloi tragjedinë në klubin e natës. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан