• сабота, 22 февруари 2025

Gjykata sot do të vendosë për kërkesën për amnisti të të pandehurve për rastin "Organizatorët e 27 prillit"

Gjykata sot do të vendosë për kërkesën për amnisti të të pandehurve për rastin

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Gjykata themelore penale Shkup sot duhet të marrë vendim pas mendimit të dhënë nga Prokuroria publike për zbatimin e Ligjit për aministri për të akuzuarit për rastin "Organizatorët e 27 prillit" - ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, si dhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Mendimi i dorëzuar në seancën e kaluar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk vlen për ish-drejtorin e DSK, të pandehurin Vladimir Atanasovski. 

Në mendimin e dorëzuar në Gjykatën themelore penale Shkup nga PTHP NJKOK për zbatimin e Ligjit për amnisti për rastin "Organizatorët e 27 prillit", theksohet se kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarve për zbatimin e ligjit nuk mund të kontestohet, veçanërisht nëse merren parasysh të pandehurit dhe personat e dënuar të cilët tashmë janë amnistuar.

Siç kumtuan atëherë nga Prokuroria, mendimi është miratuar në bazë të qëndrimit të Kolegjiumit Profesional të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit në Shkup. Ata shtojnë se prokurori publik e ka shpjeguar këtë mendim në detaje, duke marrë parasysh para së gjithash karakteristikat e veprës penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues” dhe cilësinë në të cilën secili nga të pandehurit i ka përmbushur këto karakteristika, ndërsa cilësi e cila është kyçe për vlerësimin nëse mund të zbatohet apo jo instituti nga Ligji për Amnisti.

"Të pandehurit kërkojnë zbatimin e këtij ligji, gjë që si e drejtë kushtetuese sigurisht që u takon, për të thirrur në aplikimin e institutit të mishëruar në ligjin e miratuar për amnisti. Prandaj, kërkesa e mbrojtjes për zbatimin e ligjit për trajtimin e tyre të barabartë para ligjit si të dyshuarit dhe të pandehurit e tjerë që kanë marrë amnisti në bazë të të njëjtit ligj, është diçka që nuk mund të kontestohet", qëndron në komunikatë.

Nga atje shtojnë se, duke respektuar dispozitat ligjore dhe duke pasur parasysh kufizimet gjatë zbatimit të ligjit, prokuroria ka shpjeguar në mënyrë të plotë arsyet e mendimit të saj, e cila konstaton se për tre nga të padehurit dispozitat ligjore imponojnë amnisti, ndërsa për një të pandehur nuk mund të zbatohet ky institut juridik, sepse për të njëjtin vlejnë përjashtimet nga amnistia e dhënë nga ligjvënësi me vendimin e tij ligjor.

Parapakisht, të pandehurit që ngarkohen se kanë kryer vepër penale "rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë", kanë parashtruar kërkesë deri te Gjykata Themelore Penale që të marrë vendim pas parashtrimit për amnisti pa u deponuar dëshmi materiale dhe verbale.

Kryetari i Këshillit Gjykues, gjyqtari Ilija Tërpkov, në atë kohë informoi se në parashtresë të pandehurit kanë thënë se është e nevojshme që Gjykata të marrë vendim për zbatimin e Ligjit për Amnisti, sepse tashmë e ka krijuar një praktikë të tillë, përkatësisht Këshilli Penal në vitin 2-18 ka marrë vendim për amnisti gjatë një debati kryesor, në fazën e provave, ku nuk është pritur përfundimi i procedurës së provave.

Gjykata e Apelit në prill të këtij viti, e e ka pezulluzar aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin ish-kryeparlamentari Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski morën dënime me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Atanasovski mori gjashtë vjet e tre muaj burg dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Procesin e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан