Gjykata pranoi kërkesën për amnisti për të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit”
- Gjykata Themelore Penale- Shkup ka pranuar kërkesën për amnisti ndaj të akuzuarve në rastin "Organizatorët e 27 prillit" - respektivisht për ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe ish drejtorin e DSK-së, të akuzuarin Vlladimir Atanasovski.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale- Shkup ka pranuar kërkesën për amnisti ndaj të akuzuarve në rastin "Organizatorët e 27 prillit" - respektivisht për ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe ish drejtorin e DSK-së, të akuzuarin Vlladimir Atanasovski.
Gjykata miratoi vendimin me çka kërkesa për amnisti ndaj të akuzuarve pranohet dhe ndërpritet procedura ndaj të akuzuarve për veprën penale të rrezikimit të rendit kushtetues të shtetit.
Gjykatësi Ilija Tërpkov theksoi se ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017 nuk janë as të prera e as të montuara, por reale, duke shtuar se ky është vend demokratik dhe secili ka të drejtë të thotë atë që mendon, ndërsa gjykatësit duhet t’u rezistojnë proceseve.
"Shembja e Kuvendit është shembje e shtetit. Personalisht edhe si Këshill, ende mbajmë qëndrimin se qëllimi i ligjvënësit me Ligjin për amnisti ishte që të mos amnistohen organizatorët, por çdoherë ka një por, dhe PP dhe Gjykata e Apelit kanë vendosur që të tre të akuzuarit këtu nuk kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre", deklaroi Tërpkov.
Këta të akuzuar këtu, theksoi ai, janë të njëjtë me të pandehurit e tjerë në këtë gjykatë të cilët janë amnistuar.
"Në fund do të dalë se të akuzuarit më 27 prill vetë janë organizuar dhe kanë thyer në Kuvend. Është e qartë për të gjithë, përfshirë edhe të dënuarit në burgje se kjo nuk është e mundur. Se nuk mund të kalohet kordoni policor në ndeshje sportive, jo në Kuvend. Por dikush kërkoi nga shteti që të amnistohet. Personalisht kam menduar se të akuzuarit do të shkojnë deri në fund dhe do të dëshmojnë se nuk janë të përfshirë, por ky është vendim i tyre dhe duhet respektuar", ka thënë Tërpkov.
Prokuroria në seancën e kaluar deri në Gjykatë ka dorëzuar mendim se tre nga të akuzuarit, dispozitat ligjore imponojnë amnisti, ndërsa për një të akuzuar nuk mund të zbatohet ky institut juridik, sepse për të njëjtin vlejnë përjashtimet nga amnistia që ka dhënë ligjvënësi me vendimin e tij ligjor.
Në mendimin e dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup nga PTHP NJKOK për zbatimin e Ligjit për amnisti për rastin "Organizatorët e 27 prillit", theksohet se kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarve për zbatimin e ligjit nuk mund të kontestohet, veçanërisht nëse merren parasysh të pandehurit dhe personat e dënuar të cilët tashmë janë amnistuar.
Siç kumtuan atëherë nga Prokuroria, mendimi është miratuar në bazë të qëndrimit të Kolegjiumit profesional të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit në Shkup. Ata shtojnë se prokurori publik e ka shpjeguar këtë mendim në detaje, duke marrë parasysh para së gjithash karakteristikat e veprës penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues” dhe cilësinë në të cilën secili nga të pandehurit i ka përmbushur këto karakteristika, ndërsa cilësi e cila është kyçe për vlerësimin nëse mund të zbatohet apo jo instituti nga Ligji për amnisti.
Paraprakisht, të pandehurit që ngarkohen se kanë kryer vepër penale "rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë", kanë parashtruar kërkesë deri te Gjykata Themelore Penale që të marrë vendim pas parashtrimit për amnisti pa u deponuar dëshmi materiale dhe verbale.
Kryetari i Këshillit Gjykues, gjyqtari Ilija Tërpkov, në atë kohë informoi se në parashtresë të pandehurit kanë thënë se është e nevojshme që Gjykata të marrë vendim për zbatimin e Ligjit për Amnisti, sepse tashmë e ka krijuar një praktikë të tillë, përkatësisht Këshilli Penal në vitin 2-18 ka marrë vendim për amnisti gjatë një debati kryesor, në fazën e provave, ku nuk është pritur përfundimi i procedurës së provave.
Gjykata e Apelit në prill të këtij viti e ka pezulluar aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin ish kryeparlamentari Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish ministrat Janakieski dhe Ristovski morën dënime me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish drejtori i DSK-së Atanasovski gjashtë vjet e tre muaj burg dhe e ktheu rastin në rigjykim.
Procesin e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva.
Foto: arkivi i MIA-s