Gjykata penale e shpalli aktvendimin për veprën penale të mëparshme të të dyshuarit që e goditi Frosinën
- Gjykata Themelore Penale në Shkup e shpalli aktvendimin për prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike kundër të pandehurit Vasil Jovanov nga Shkupi, i cili, po ashtu është i dyshuar për aksidentin e trafikut në të cilin pardje e humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova.

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale në Shkup e shpalli aktvendimin për prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike kundër të pandehurit Vasil Jovanov nga Shkupi, i cili, po ashtu është i dyshuar për aksidentin e trafikut në të cilin pardje e humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova.
Siç qëndron në aktvendim, pas mbajtjes së debatit kryesor, i cili ka filluar më 24 korrik 2024 dhe ka përfunduar më 31 korrik 2024, gjykata në përbërje të gjyqtares Daniela Aleksovska-Stojanovska dhe gjyqtarët porotë Vesna Cvetkoska dhe Milisav Tanevski, e kanë shpallur fajtor të akuzuarin dhe ndaj tij është shqiptuar masë edukative – dërgim në institucionin edukues-korrektues.
Jovanov paraprakisht ishte denoncuar edhe për një tjetër aksident trafiku më 4 nëntor 2022, në të cilin një person ka pësuar lëndime të lehta.
Në Shkup sot qindra qytetarë su grumbulluan në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup në protestë, duke kërkuar drejtësi për vdekjen tragjike të vajzës së re Frosina, e cila ishte goditur derisa e kalonte vendkalimin për këmbësorë në afërsi të furrës “Silbo”. Qytetarët vazhduan të marshojnë drejt Kuvendit, ndërsa pastaj drejtë Gjykatës Penale.
Protestë aktualisht ka edhe në qytetin e lindjes së Frosinës, Negotinë, ndërsa për të dielën është paralamëruar protestë edhe në Kavadar. ls/
Foto: MIA