• петок, 21 февруари 2025

Gjykata Ndërkombëtare Penale: Sanksionet nga Trampi nuk do të na pengojnë në realizimin e drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare Penale: Sanksionet nga Trampi nuk do të na pengojnë në realizimin e drejtësisë

Hagë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot ka reaguar për sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp kundër këtij institucioni, duke theksuar se do të vazhdojë të sigurojë "drejtësi dhe shpresë" në botë.

"GJNP-ja dënon Urdhrin ekzekutiv të lëshuar nga SHBA-ja, me të cilin tentohet të vendosen sanksione kundër zyrtarëve të saj dhe të dëmtojë punën e saj të pavarur dhe të paanshme gjyqësore," thuhet në njoftimin e gjykatës. 

Gjykata me seli në Hagë shtoi se "fuqishëm qëndron pas stafit të saj" dhe se do të vazhdojë "të sigurojë drejtësi dhe shpresë për miliona viktima të pafajshme nga krimet mbarë botën".

Trampi mbrëmë vendosi sanksione kundër GJNP-së, duke e akuzuar për hetime "joligjore dhe të pabaza" të drejtuara kundër SHBA-së dhe aleatit të saj Izraelit. qa/bsh/

Foto: arkivi

Остани поврзан