Gjykata Kushtetuese vendosi të nisë procedurë për ndryshimet e Kodit Penal, Kuvendi ka afat prej gjashtë muajve t'i bëjë ndryshimet e nevojshme
- – Gjykata Kushtetuese ka vendosur të fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Kodit Penal. Siç deklaroi kryetari Darko Kostadinovski, Gjykata ka shprehur dyshim serioz për kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar në tërësi dhe ka marrë vendim që ta angazhojë kuvendin në afat prej gjashtë muajve t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të harmonizohet me argumentet e Gjykatës. Nëse Kuvendi nuk e bën këtë, do të vijojë vendim shfuqizues ose anulues nga Gjykata Kushtetuese.

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) – Gjykata Kushtetuese ka vendosur të fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Kodit Penal. Siç deklaroi kryetari Darko Kostadinovski, Gjykata ka shprehur dyshim serioz për kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar në tërësi dhe ka marrë vendim që ta angazhojë kuvendin në afat prej gjashtë muajve t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të harmonizohet me argumentet e Gjykatës. Nëse Kuvendi nuk e bën këtë, do të vijojë vendim shfuqizues ose anulues nga Gjykata Kushtetuese.
Vendimi vjen pas seancës së sotme, në të cilën Gjykata Kushtetuese debatoi për iniciativën për ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023, që përfshin uljen e dënimeve për funksionarët, gjë që shkaktoi reagime dhe mendime kontradiktore për kushtetutshmërinë e ligjit. Shumica e gjyqtarëve në seancë theksuan se duhet të ngritet procedurë për shkak se ligji është i dëmshëm dhe ka pasoja të mëdha, por disa prej tyre argumentuan se nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese të vendos për procedurën e miratimit të ligjit në Kuvend.
Në seancë, siç tha Kostadinovski në konferencën e sotme për media, dominuan dy grupe argumentesh kushtetuese, e para lidhur me kushtetutshmërinë formale të ligjit, e dyta për kushtetutshmërinë materiale të ligjit.
“Gjykata, në të dyja arsyet, gjegjësisht shumica e gjyqtarëve, vlerësoi se kushtetutshmëria e ligjit në tërësi mund të vihet në pikëpyetje të”, tha ai.
Në kuptim të kushtetutshmërisë formale i ndau përdorimin gjegjësisht keqpërdorimin e flamurit evropian, mungesën e arsyetimit, „vacatio legis“ të ndryshëm (periudhën ndërmjet publikimit të ligjit dhe hyrjes së tij në fuqi).
Ndërsa, në sferën e kushtetutshmërisë përmbajtësore, ai theksoi se është e padiskutueshme që Kuvendi ka kompetenca kushtetuese për të rregulluar marrëdhëniet shoqërore apo për të ndryshuar dhe plotësuar ato tashmë të rregulluara, por duke e bërë këtë, ashtu si Gjykata Kushtetuese, ka për detyrë të marrë parasysh atë që, siç tha ai, “quhet kushtetuta reale, kushtetuta e vërtetë, kushtetuta që jetojmë në realitetin e pashkruar shoqëror”.
“Për fat të keq pas vlerësimit të gjykatësve, Kuvendi e ka injoruar nga realiteti i tillë kur e ka miratuar ligjin e kontestuar”, tha kryetari i Kushtetueses.
Arsyeja për të cilën nuk kanë vendim klasik për nisjen e procedurës, është, siç tha, për arsye që të mos krijohet vakum në politikën ndëshkuese.
“Prandaj, ne po i japim Kuvendit një tjetër mundësi të korrigjohet, të pajtohet me qëndrimet tona, në rast se nuk e bën këtë, do të pasojë vendim shfuqizues ose anulues nga Gjykata Kushtetuese”, shtoi kryetari .
Sa i përket çështjes se çfarë do të përcaktojë se cili vendim do të merret nëse ai shfuqizohet apo anulohet, ai tha se vendimi i gjyqtarëve do të varet nga mënyra se si ata e vlerësojnë ashpërsinë e shkeljes kushtetuese, rëndësinë e asaj shkeljeje, sigurinë juridike dhe një sërë rrethanash të tjera.
Në pyetjen se vendimi është sjellë shumë vonë ai u përgjigj se lëndën e ka pranuar në dhjetor të vitit 2024 dhe menjëherë ishte vendosur në mbledhje.
“Pajtohem me konstatimin e juaj se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë më e shpejtë kur të shohë se është miratuar ligj i cili mund të vihet nën dyshim në cilëndo zonë, ndërsa mund të vijojnë pasoja të dëmshme, se duhet të veprohet me procedurë urgjente”, tha Kostadinovski.
Gjyqtarja raportuese, Elizabeta Dukovska, duke e sqaruar referatin në fillim të seancës së dytë të Gjykatës Kushtetuese, theksoi se pretendimet e parashtruesit janë të pabazuara dhe propozoi që gjykata ta refuzojë iniciativën. Pas diskutimit dy orësh, shumica e gjyqtarëve u shprehën se duhet nisur një procedurë për shkak se ligji është i dëmshëm dhe ka pasoja të mëdha, por disa prej tyre argumentuan se nuk është në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese të vendosë për procedurën e miratimit të ligjit në Kuvend.
Vendimi vijon pas nismës së parashtruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, thuhet se ndryshimet e kontestuara ligjore janë në kundërshtim me sundimin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë e promovuar me Kushtetutë. Në iniciativë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht, që kanë trajtim diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve. Sipas Trajanovit, seanca në Gjykatën Kushtetuese është e vonuar, sepse iniciativa është dorëzuar në shtator të vitit 2023, kur janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal në procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian.
Më 6 shtator të vitit 2023, Kuvendi i miratoi ndryshimet e Kodit penal, të cilat shkaktuan reagime në opinion, profesionin e drejtësisë dhe Komisionin Evropian. Ndryshimet i kanë zvogëluar dënimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe bashkimit kriminel, gjë që shkaktoi reagime negative. Pushteti i ka elaboruar ndryshimet me harmonizimin e direktivave të BE-së, ndërsa opozita i vlerësoi për tentim për amnisti të funksionarëve.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë punon në ndryshimet e reja për mënjanimin e pasojave të dëmshme nga ndryshimet e vitit 2023 dhe pret që Kodi i ri penal të miratohet në vitin 2025. Ligji i ri do të përqëndrohet në avancimin e sanksioneve për krim të rëndë dhe korrupsion, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. fc/bsh/
Fotografia: Arkivi i MIA-s