Gjykata kushtetuese inicoi procedurë për vlerësim të stazhit të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik
- Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim të inicojë procedurë për vlerësim të stazhit të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik të cilët janë zgjedhur nga radhët e prokurorëve publik. Ky vendim është rezultat i nismës së parashtruar nga prokurorja Lençe Ristoska, e cila e konteston Nenin 4 paragrafi 7 nga Rregullorja për punë të Këshillit. Sipas dispozitës së kontestuar, mandati i këtyre anëtarëve konsiderohet si stazh i vlerësuar pozitivisht në prokurori, përveç në raste të parapara në nenin 35-a të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik.

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim të inicojë procedurë për vlerësim të stazhit të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik të cilët janë zgjedhur nga radhët e prokurorëve publik. Ky vendim është rezultat i nismës së parashtruar nga prokurorja Lençe Ristoska, e cila e konteston Nenin 4 paragrafi 7 nga Rregullorja për punë të Këshillit. Sipas dispozitës së kontestuar, mandati i këtyre anëtarëve konsiderohet si stazh i vlerësuar pozitivisht në prokurori, përveç në raste të parapara në nenin 35-a të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik.
Në nismë është cekur se dispozita e kontestuar është në kundërshtim me Amandamentin XXX të Kushtetutës, nenin 7 të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik dhe nenet 36 dhe 62 të Ligjit për prokurorinë publike. Parashtruesja thekson se gjatë kohëzgjatjes së mandatit, anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik të zgjedhur nga radhët e prokurorëve publik nuk kryejnë funksion publik në prokurori dhe nuk mund të vlerësohen, përkatësisht ata në periudhën konkrete nuk mund të realizojnë "stazh të vlerësuar pozitivisht në prokurori". pohohet se bëhet fjalë për çështje e cila nuk mund të rregullohet me Rregullore, sepse burimisht nuk është rregulluar me rregulla ligjore, kështu që lihet përshtypja se anëtarët vetes i kanë ndarë të drejta dhe volitshmëri të cilat Ligjdhënësi nuk ua ka garantuar. Nga kjo prëfitim kanë vetë anëtarët të cilët pas prëfundimit të mandatit në Këshillin e prokurorëve publik avancohen në pozita më të larta të prokurorisë publike, ceket në nismë.
Lidhur me nismën për Kodin zgjedhor me të cilën kontestohen nenet 17 dhe 18 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, e cila, gjithashtu, ishte në mbledhjen e sotme, siç kumtojnë nga Kushtetuesja, nuk ka pasur shumicë sepse votimi ishte barazuar për shkak të mungesës së gjykatëses Ana Pavllovska Daneva. Do të votohet sërish në mbledhjen e ardhshme.
Parashtruesit e nismës Liljana Popovska, Gjorgji Tanushev, Kostadin Ristomanov, Stojanço Vellkov, Nevena Georgievska, Tatjana Stojanovska, Dejan Dimitrovski, Dragana Vellkovska, Gorjan Jovanovski, Jana Bellçeva-Andreevska, Jane Dimeski përmes zyrës së autorizuar të avokatëve Petrusheva, konsiderojnë se me nenet e kontestuara bëhet ndryshimi i neneve 61 dhe 62 të Kodit zgjehdor, të cilat kanë të bëjnë me kushtet për parashtrim të listave të kandidatëve të pavarur për deputetë, si dhe për anëtarë të këshillave dhe kryetarë të komunave. Pohohet se në mënyrë drastike është ngritur pragu për parashtrim të listave të pavarura të qytetarëve në zgjehdje në 1 për qind nga trupi votues, që sipas tyre shkakton pozitë jo të barabartë të qytetarëve gjatë bashkimit në grupe inicuese për parashtrim të listave të pavarura për pjesëmarrje në zgjedhje. Ceket se këto ndryshime krijuan pabarazi të qytetarëve dhe diskriminim në dobi të partive, duke pasur parasysh se secila parti e cila gjithashtu paraqet grup të qytetarëve, mund të parashtrojë lista me kandidatë, ndërkaq është i regjistruar me 1000 votues. Plotësisht, sipas parashtruesve, kontestuese është që ndryshimet janë sjellë me procedurë jostransparente dhe të shkrutuar, pa konsultime paraprake dhe debat publik. ab/
Fotо: МIА arkivi