• сабота, 06 декември 2025

Gjykata Kushtetuese: Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për rritjen lineare të pensioneve, në vijim është faza e dytë e procedurës

Gjykata Kushtetuese: Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për rritjen lineare të pensioneve, në vijim është faza e dytë e procedurës

 Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese informon se ende nuk është marrë vendim përfundimtar për rastin që lidhet me nenin 2 të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, i njohur në publik si rritja lineare e pensioneve.

Gjykata tregon se në seancën e 24-të të mbajtur më 19.11.2025, me shumicë votash, shprehu dyshim për kushtetutshmërinë e nenit 2 të Ligjit. 

 "Në vijim është faza e dytë e procedurës, në të cilën kërkohen mendime nga hartuesi dhe propozuesit e Ligjit, pas së cilës do të pasojë një vendim përfundimtar. Publiku do të njoftohet kur ky rast do të vihet në seancë për votim", theksojnë nga atje.

 Lidhur me pyetjet nëse Gjykata Kushtetuese ka filluar procedurë për të gjitha rritjet lineare të cilat deri më tani u janë paguar pensionistëve, Gjykata informoi se nuk do t'i shqyrtojë dispozitat që mbulojnë rritjen e pensioneve me 2500 denarë (të paguara në shtator të vitit 2024 dhe mars të vitit 2025) sepse në seancën e mbajtur më 19 nëntor, Gjykata hodhi poshtë iniciativën për shqyrtimin e neneve 3 dhe 18 që rregullonin atë çështje, për shkak të faktit se, theksojnë, të njëjtat ishin të natyrës kohore dhe nuk janë më pjesë e qarkullimit ligjor.

 Gjykata Kushtetuese ka filluar procedurë për vlerësimin e  kushtetutshmërisë sl nenit 2 të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, i cili prezantoi një rritje lineare të pensioneve. Gjykata shprehu dyshim se kjo dispozitë mund të shkelë parimet kushtetuese të drejtësisë sociale, barazisë dhe sigurisë juridike, pasi të gjithë pensionistët marrin të njëjtën rritje pavarësisht nga stazhi dhe kontributet e paguara.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан