Gjykata Kushtetuese do të debatojë rreth nismës për vlerësimin e stazhit të prokurorëve publik në periudhën e anëtarësimit të tyre në Këshillin e prokurorëve publik
- Gjykata Kushtetuese në seancë do të debatojë rreth lëndës, në të cilën është kontestuar dispozita nga Rregullorja për punën e Këshillit të prokurorëve publik, ndërsa i përket vlerësimit të stazhit të prokurorëve publik në periudhën e anëtarësimit të tyre në Këshillit e prokurorëve publik (KPP).
![Gjykata Kushtetuese do të debatojë rreth nismës për vlerësimin e stazhit të prokurorëve publik në periudhën e anëtarësimit të tyre në Këshillin e prokurorëve publik](https://mia.mk/images/20250218154106_big_730x400_56.webp )
Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese në seancë do të debatojë rreth lëndës, në të cilën është kontestuar dispozita nga Rregullorja për punën e Këshillit të prokurorëve publik, ndërsa i përket vlerësimit të stazhit të prokurorëve publik në periudhën e anëtarësimit të tyre në Këshillit e prokurorëve publik (KPP).
Në nismën, e cila është propozuar nga prokurorja Lençe Ristoska, është theksuar se mandati i anëtarëve të Këshillit të zgjedhur nga ana e prokurorëve publik hyn në stazhin e vlerësuar pozitiv prokuroro-publik, përveç në raste të parashikuara në nenin 35 të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik.
Në nismën është theksuar se dispozita e kontestuar është në kundërshtim me Amendamentin XXX të Kushtetutës, neni 7 i Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik dhe nenit 36 dhe 62 nga Ligji për prokurorë publik.
Parashtruesja thekson se për kohëzgjatjen e mandatit, anëtarët e prokurorëve publik të pëzgjedhur nga radhët e prokurorëve publik nuk kryejnë funksion prokuroro-publik dhe nuk mund të vlerësohen, gjegjësisht ata në periudhën konkrete nuk mund të realizojnë "stazhin e vlerësuar pozitiv prokuroro-publik".
"Pretendohet se kjo është një çështje që nuk mund të rregullohet me Rregullore, sepse fillimisht nuk ka qenë e rregulluar me rregullore ligjore, kështu që lihet përshtypja se anëtarët i kanë dhënë vetes një të drejtë dhe përfitim që ligjvënësi nuk ua ka garantuar. Këtë përfitim e gëzojnë vetë anëtarët të cilët pas përfundimit të mandatit në Këshillin e prokurorëve publik avancohen në pozita më të larta në prokuroritë publike", thuhet në iniciativën e prokurores Ristoska.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nesër do të diskutojnë edhe për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor të miratuar më 7 mars të vitit të kaluar, të paraqitur nga disa aktivistë qytetarë, përfshirë këshilltarë të pavarur në komunat e Shkupit, si dhe për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve nënligjore në fushën e shëndetësisë në Republikën e Veriut, të punësimit në shërbimin publik të Republikës së Maqedonisë. mb/
Foto: MIA