• петок, 21 февруари 2025

Gjykata Kushtetuese do të debatojë për nismën për vlerësimin e stazhit të prokurorëve në periudhën gjatë anëtarësimit të tyre në Këshillin e Prokurorëve Publikë

Gjykata Kushtetuese do të debatojë për nismën për vlerësimin e stazhit të prokurorëve në periudhën gjatë anëtarësimit të tyre në Këshillin e Prokurorëve Publikë

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot në seancë do të diskutojë për lëndën në të cilin kundërshtohet një dispozitë nga Rregullorja e Punës së Këshillit të Prokurorëve Publikë, e cila ka të bëjë me vlerësimin e stazhit të prokurorëve publikë gjatë periudhës së anëtarësimit të tyre në Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Në nismën, e cila është paraqitur nga prokurorja Lençe Ristoska, theksohet se mandati i anëtarëve të Këshillit të zgjedhur nga prokurorët publik hyn në në stazhin e vlerësuar pozitivisht të prokurorisë publike, përveç rasteve të parashikuara në nenin 35-a të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë.

Në nismën është theksuar se dispozita e kontestuar është në kundërshtim me Amendamentin XXX të Kushtetutës, nenin 7 të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe nenet 36 dhe 62 të Ligjit për Prokurorinë Publike.

Parashtruesja e nismës thekson se gjatë kohëzgjatjes së mandatit, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë të zgjedhur nga radhët e prokurorëve publik nuk kryejnë funksione prokuroriale publike dhe nuk mund të vlerësohen, përkatësisht ata në periudhën konkrete nuk mund të realizojnë “stazh të vlerësuar pozitivisht të prokurorisë publike"

"Pretendohet se bëhet fjalë për një çështje që nuk mund të rregullohet me Rregullore, sepse fillimisht nuk ka qenë e rregulluar me rregullore ligjore, kështu që lihet përshtypja se anëtarët i kanë dhënë vetes një të drejtë dhe përfitim që ligjvënësi nuk ua ka garantuar. Këtë përfitim e gëzojnë vetë anëtarët të cilët pas përfundimit të mandatit në Këshillin e Prokurorëve Publikë avancohen në pozita më të larta në prokuroritë publike, theksohet në nismën e prokurores Ristoska.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese sot do të diskutojnë edhe për nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i miratuar më 7 mars të vitit të kaluar, i paraqitur nga disa aktivistë qytetarë, përfshirë këshilltarë të pavarur në komunat e Shkupit, si dhe për nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve ligjore dhe nënligjore në sferën e kontabilitetit, shërbimit në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, punësim në institucionet shëndetësore publike, urbanizëm. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан