Gjykata e Tetovës njeh Ziadin Selën si kryetar të Aleancës për Shqiptarët
- Gjykata Themelore e Tetovës ka sjell vendim sipas së cilës Ziadin Sela njihet si kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Ky vendim vjen pasi një i tillë identik u mor në prill të vitit 2024 për emërimin e Selës si kryetar që më pas u ankimua nga krahu i Arben Taravarit në Gjykatën e Apelit. Gjykata më e lartë në shtator të vitit 2024 e ktheu çështjen në rigjykim. Gjykata e Tetovës vendimin e miratoi më 20 janar 2025 me nr. 6/2024.

Tetovë, 12 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata Themelore e Tetovës ka sjell vendim sipas së cilës Ziadin Sela njihet si kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Ky vendim vjen pasi një i tillë identik u mor në prill të vitit 2024 për emërimin e Selës si kryetar që më pas u ankimua nga krahu i Arben Taravarit në Gjykatën e Apelit. Gjykata më e lartë në shtator të vitit 2024 e ktheu çështjen në rigjykim. Gjykata e Tetovës vendimin e miratoi më 20 janar 2025 me nr. 6/2024.
"Në regjistrin gjyqësor të partive politike me nr.1/24 që mbahet në Gjykatën Themelore të Tetovës regjistrohet ndryshim sa i takon kryetarit të partisë, në të ardhmen për kryetar emërohet Ziadin Sela, rr. Livadhi nr. 1, nga Struga në vend të kryetarit të deritashëm të partisë Arben Taravari, rr. ‘Borçe Jovanovski’ pn", thuhet në pjesën e parë të vendimit të Gjykatës Themelore të Tetovës.
Në pjesën e dytë të vendimit thuhet në regjistrin gjyqësor të partive politike që udhëhiqet në Gjykatën Themelore në Tetovë, theksohen edhe disa ndryshime në statutin e partisë Aleanca për Shqiptarët. Edhe në këtë vendim Taravari ka të drejtë ankese deri në Gjykatën e Apelit të Gostivarit në afat prej 15 ditësh.
Foto: arkivi i MIA-s