• сабота, 31 август 2024

Gjykata e Supreme e Brazilit ndaloi punën e platformës X

Gjykata e Supreme  e Brazilit ndaloi punën e platformës X

Brazil, 31 gusht 2024 (MIA) - Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Brazilit, Aleksandre de Moraesh, ka urdhëruar "pezullimin e menjëhershëm" të platformës X (ish-Tuiter) në vend, pasi skadoi afati që i është dhënë pronarit të platformës, miliarderit Ilon Mask, për të emëruar një përfaqësues ligjor në Brazil.

Ky veprim është i fundit në një seri konfliktesh disamujore mes gjykatës braziliane dhe Ilon Musk.

Në vendimin, Moraesh urdhëroi një "pezullim të plotë dhe të menjëhershëm" të X në vend derisa platforma të përputhet me të gjitha vendimet e mëparshme të gjykatës, duke përfshirë një gjobë prej 3,28 milion dollarë dhe emërimin e një përfaqësuesi ligjor në Brazil.

Në vendimin e gjykatës theksohet se gjobat për individët dhe kompanitë që përdorin mënyra alternative për të hyrë në platformën X do të arrijnë në 50,000 realë brazilian, ose pak më shumë se 8,000 euro, në baza ditore.

Gjykata urdhëroi rregullatorin e telekomunikacionit "Anatel" të zbatojë vendimin brenda 24 orëve.

Vendimi i gjykatës u mbështet edhe nga presidenti brazilian Lula da Silva, i cili tha se Ilon Musk duhet të respektojë dhe të përshtatet me rregulloret në Brazil.

Në fillim të këtij viti, Moraesh urdhëroi X të bllokonte disa përmbajtje të përfshira në përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes.

Mask, duke e dënuar urdhrin si censurë, u përgjigj duke mbyllur zyrën e platformës në Brazil, por njoftoi se shërbimet e X do të vazhdojnë të jenë të disponueshme në vend.

Në postimet e tij në X, Ilon Mask e krahasoi gjyqtarin Moraesh me Lordin Voldemort, një personazh nga seriali i Hari Poter dhe e quajti atë një diktator me maskën e një gjyqtari. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан