• сабота, 31 август 2024

Rrufeja shkaktoi mbylljen e centralit bërthamor në Armeni

Rrufeja shkaktoi mbylljen e centralit bërthamor në Armeni

Jerevan, 31 gusht 2024 (MIA) - Rrufeja shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike të centralit të vetëm bërthamor në Armeni. Termocentrali, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Mecamor, është goditur mbrëmë në orën 21:55 me orën lokale dhe është shkëputur nga rrjeti elektrik, sipas raportit të Ministrisë së Administrimit Territorial dhe Infrastrukturës së Armenisë.

Për shkak të rrufesë, siç theksojnë autoritetet armene, sistemi i sigurisë është aktivizuar dhe termocentrali është fikur automatikisht, transmeton BTA.

Ministria kumtoi se aktualisht po punohet për rikyçjen me sistemin e shpërndarjes elektrike. ls/

Foto: Printskrin

 

Остани поврзан