• недела, 01 септември 2024

Tajfuni Shanshan e goditi Japoninë lindore, të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe qindra janë lënduar

Tajfuni Shanshan e goditi Japoninë lindore, të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe qindra janë lënduar

Tokio, 31 gusht 2024 (MIA) - Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë lënduar nga moti i keq, i shkaktuar nga tajfuni Shanshan, që e përfshiu sot Japoninë lindore, kumtoi agjencia japoneze për menaxhim me zjarre dhe katastrofa.

Më shumë se 35.000 shtëpi janë pa rrymë në prefekturën jugore, Kagoshima.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për përmbytje eventuale dhe rrëshqitje të dheut në tërë vendin, janë ndaluar qarkullimi ajror dhe hekurudhur, ndërsa shumë fabrika e kanë ndërprerë punën.

Parashkohet se moti do të përmirësohet gjatë fundjavës, por pritet të vazhdojnë të reshurat e mëdha të shiut. bsh/

Foto: EPA

 

Остани поврзан