Gjykata e Apelit pranon ankesën e prokurorisë, Vasil Jovanov dënohet me tre vjet e dhjetë muaj burg për veprën e mëparshme
- Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e Vasil Jovanovit për veprën e mëparshme, ndërsa e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe e modifikoi pjesën e vendimit për sanksionin penal - masën e shqiptuar në një institucion korrektues- edukues dhe dënohet me burgim prej tre vitesh e dhjetë muaj.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e Vasil Jovanovit për veprën e mëparshme, ndërsa e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe e modifikoi pjesën e vendimit për sanksionin penal - masën e shqiptuar në një institucion korrektues- edukues dhe dënohet me burgim prej tre vitesh e dhjetë muaj.
Vendimi në lëndën penale AP-1047/24 është marrë në seancën me dyer të mbyllura të mbajtur më 05.02.2025.
"Vendimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup nr.1439/24 i datës 31.07.2024 është modifikuar në pjesën e vendimit për sanksionin penal - masë institucionale e shqiptuar në institucionin korrektues- edukues në mënyrë që për veprën penale të Prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215, paragrafi 1 të Kodit penal i caktohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 1-një viti dhe për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 të Kodit penal i caktohet dënimi me burg prej 3-tre vjet dhe konform nenit 44, paragrafi 2, pika 2 e Kodit penal, dënohet me burg në kohëzgjatje prej 3 vjet e 10 muaj", thuhet në kumtesën e Apelit.
Vendimi i marrë do të publikohet i plotë në ueb faqen e gjykatës konform Ligjit për menaxhimin e lëndëve në gjykata.
Vasil Jovanovi më 29 janar të këtij viti, duke drejtuar automjetin "Pezho 207” pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit në bulevardin "Arradhat partizane" ka përplasur për vdekje Frosina Kulakovën e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Foto: arkivi i MIA-s