Gjykata amerikane bllokon përkohësisht kërkesën e Trampit për të pezulluar programet e ndihmës financiare
- Një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht kërkesën e presidentit amerikan Donald Tramp për ndalimin e programeve të ndihmës financiare të qeverisë, ndërsa administrata e tij kryen një rishikim për t'u siguruar që paratë të lëshohen në përputhje me prioritetet e Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe urdhra ekzekutivë për të ndërprerë programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
Uashington, 29 janar 2025 (MIA) - Një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht kërkesën e presidentit amerikan Donald Tramp për ndalimin e programeve të ndihmës financiare të qeverisë, ndërsa administrata e tij kryen një rishikim për t'u siguruar që paratë të lëshohen në përputhje me prioritetet e Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe urdhra ekzekutivë për të ndërprerë programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
Pak përpara se ngrirja e financimit të hynte në fuqi dje pasdite, gjyqtarja Loren Alihan urdhëroi që fondet për programet në vazhdim të vazhdojnë të paguhen deri më 3 shkurt. Urdhri është lëshuar në lidhje me një padi të organizatave joqeveritare.
Grantet janë jetike për qeveritë vendore, shkollat dhe organizatat jofitimprurëse. Zyrtarët qeveritarë thanë se pagesa e mjeteve do të pezullohej ndërsa një rishikim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse shpenzimet janë në përputhje me urdhrat e fundit ekzekutiv të Trampit.
Zyra Amerikane e Menaxhimit dhe Buxhetit lëshoi dje një memorandum që sipas gjykatës nuk është mjaftueshëm i qartë se cilat programe do të preken. "Duket se qeveria federale në këtë kohë me të vërtetë nuk e di qëllimin e plotë të programeve, financimi i të cilave do të pezullohet përkohësisht," tha gjyqtari Alihan, i cili u emërua nga presidenti Xho Bajden.
Ndërkohë, dje, Trampi lëshoi një urdhër ekzekutiv që ndalon financimin federal për programet e ndryshimit të gjinisë për fëmijët nën moshën 19 vjeç.
"Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ëshë të mos financojë, sponsorizojë, inkurajojë, ndihmojë ose mbështesë të ashtuquajturin "tranzicion" të një fëmije nga një gjini në tjetrën dhe të zbatojë në mënyrë rigoroze të gjitha ligjet...", thuhet në dekretin e Trampit. sa/
Foto: EPA