Gjorgjievski: Shkupi i pastër dhe i kalueshëm
- Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se Shkupi është i pastër dhe i kalueshëm nga bora dhe se shërbimet kanë siguruar zhvillim të papenguar të komunikacionit.
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se Shkupi është i pastër dhe i kalueshëm nga bora dhe se shërbimet kanë siguruar zhvillim të papenguar të komunikacionit.
"Shkup i pastër dhe i kalueshëm! Me reagimin me kohë dhe të organizuar, shërbimet e qytetit nga orët e hershme të mëngjesit kanë intervenuar në mënyrë efikase në të gjitha bulevardet kyçe dhe rrugët nën kompetencën e Qytetit të Shkupit. Me përdorimin e më shumë se 300 tonëve kripë, kemi siguruar zhvillimin e papaneguar dhe të sigurt të komunikacionit", publikoi Gjorgjievski.
Kryetari i Qytetit shtoi se kujdesi për sigurinë e qytetarëve dhe funksionaliteti i qytetit mbeten prioritet, ndërsa Shkupi duhet patjetër të funksionojë, pa dallim të kushteve të motit. bsh/
Foto: Printskrin