• недела, 11 јануари 2026

Gjorgjievski për Krishtlindjet: Çdo ditë e re qoftë e bekuar me suksese, paqe dhe besim për një të nesërme më të mirë

Gjorgjievski për Krishtlindjet: Çdo ditë e re qoftë e bekuar me suksese, paqe dhe besim për një të nesërme më të mirë

Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së madhe krishtere të Krishtlindjeve, duke uruar që çdo shtëpi të ketë shumë dashuri dhe shëndet, paqe, lumturi dhe begati.

"Krishti lindi! Krishtlindjet janë festa që na bashkon në heshtje rreth gjësë më të vlefshme, familjes. Na kujton se sa e shenjtë është harmonia midis të afërmeve, sa e rëndësishme është të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, të qëndrojmë së bashku dhe të jemi mbështetës pa rezervë të njëri- tjetrit, si në gëzim ashtu dhe në sprova", thekson Gjorgjievski në mesazhin e urimit të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.

Porosit se çdo ditë e re qoftë e bekuar me sukses, paqe dhe besim për një të nesërme më të mirë.

"Të falim më lehtë, të duam më shumë dhe të mos harrojmë se forca e vërtetë lind në mirësi dhe humanizëm. Të jemi të bashkuar, me mirëkuptim dhe ngrohtësi të ndërsjellë në familje, sepse pikërisht ky është themeli që na çon përmes të gjitha pengesave dhe sfidave në rrugët tona të jetës. Drita e lindjes së Krishtit na ndriçoftë shtëpitë dhe zemrat tona. Gëzuar Krishtlindjet. Për shumë vite që do të vijnë!, shkroi ai.

Foto: Fejsbuku i Gjorgjievskit

Остани поврзан