Gjorgjievski: Pushteti lokal duhet të jetë llogaridhënës dhe i përgjegjshëm
- – Pushteti lokal duhet të jetë efikas, llogaridhënës dhe me të vërtetë përgjegjës para atyre të cilëve ua ka dhënë mandatin dhe besimin, porositi kryetari i BNJVL dhe kryetar i Komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski.

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) – Pushteti lokal duhet të jetë efikas, llogaridhënës dhe me të vërtetë përgjegjës para atyre të cilëve ua ka dhënë mandatin dhe besimin, porositi kryetari i BNJVL dhe kryetar i Komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski.
Në ngjarjen e katër konsultative për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale që u mbajt sot në Shkup, Gjorgjievski bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe përfaqësues së ministrisë së vetëqeverisjes lokale, kryetarë, ekspertë, UNDP dhe sektorin civil, diskutojnë për reformat kyçe të cilat duhet ta bëjnë pushtetin lokal më përgjegjës dhe më efikas.
Kërkesa kryesore, e cila ishte iniciuar nga BNJVL është vendosja e mekanizmit për revokimin e kryetarëve. Sipas Gjorgjievskit, ky ndryshim ligjor është i nevojshëm, sepse për momentin kryetarët janë funksionarët e vetëm në shtet të cilët nuk mund të revokohen.
“Ajo të cilën ne nga vetë fillimi e kërkuam, ndërsa hasi në interes më të madh në publik është revokimi i kryetarit të komunës. Mundësia, përsëri qytetari sovran ta ketë fuqinë dhe ta shkarkojë atë të cilin e voton dhe e emëron, gjegjësisht kryetarin e komunës, i cili është funksionari i vetëm për momentin në shtet i cili nuk mund të revokohet”, tha ai.
Shtoi se nga sesioni i katërt pret propozime të cilat do të sjellin perspektivë.
“Kjo është seanca e katërt ku po diskutojmë hapur dhe në mënyrë transparente të gjitha ndryshimet që duhet të pësojë Ligji për Vetëqeverisjen Lokale. Ka çështje që qarkullojnë prej shumë vitesh, nuk janë mbyllur dhe kjo është një mundësi reale që pushteti t'i kthehet sovranit, qytetarëve, që kanë të bëjnë me mandatet e kryetarëve të komunave, por ne kërkojmë që të jetë e njëjta edhe për këshilltarët, ndaj besoj se sot do të dalin propozime të reja, propozime të mira që mund të zbatohen në të ardhmen”, shtoi ai.
Paraprakisht, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski deklaroi se pret që këtë verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe kandidatët e rinj për kryetarë në nëntor të këtij viti të zgjedhën pas zgjidhjes së re ligjore me të cilën do të parashihet mundësia për revokim me referendum të kryetarit, vendosjen e mbikëqyrjes komunale dhe pjesëmarrje më të madhe të sektorit civil në marrjen e vendimeve në nivel lokal. fc/
Fotografia: Komuna e Kisella Vodës