• петок, 05 декември 2025

Gjorgjievski: Nga puna e ndërmarrjeve publike janë larguar 371 persona, keqpërdorime janë konstatuar, më së shumti në Higjienën komunale

Gjorgjievski: Nga puna e ndërmarrjeve publike janë larguar 371 persona, keqpërdorime janë konstatuar, më së shumti në Higjienën komunale

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Për momentin nga puna e ndërmarrjeve publike janë larguar gjithsej 371 persona, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë ose kanë keqpërdorur vendet e tyre të punës, ndërsa të gjitha këto janë paguar nga qytetarët. Aktivitetet për zbulimin e keqpërdorimeve të mundshme në ndërmarrjet publike të qytetit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dekaroi sonte kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. 

Ai shtoi se sonte deri tek ai kanë arritur informacione për keqpërdorime të tjera, siç theksoi, të vërtetuara me dokumente. 

"Gjatë periudhës së kaluar kanë qenë të angazhuara automjete në NP"Higjienën Komunale"- Shkup dhe ato automjete ishin paguar në emër të personave fizik për shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri më 10.000 euro, kështu që u bëjë thirrje institucioneve përkatëse ta hetojnë këtë çështje. Unë kohë më parë paralajmërova se do të ketë përgjegjësi dhe revizione dhe ja sonte iu informojë se ka indikacione serioze për shkelje të ligjeve, veçanërisht në "Higjienën Komunale", tha Gjorgjievski para fillimit të aksionit për pastrimin e Qytetit të Shkupit.  rq/

Foto: FB i kryetari të Qytetit të Shkupit

Остани поврзан